Publikuar me datën: Sun, Nov 14th, 2010

Ibra për herë të parë kuqezi në derbin “Madonnina”

Milano, 14 nëntor – Zlatan Ibrahimoviq për herë të parë do të luajë derbin “Madonnina” në fanellën kuqezi të Milanit. Sulmuesi i Suedisë do të përballet të dielën (sot) nga ora 20.45 në “Giuseppe Meazza” me ish-skuadrën e tij, Interin. Ibrahimoviq nuk brengoset që do të jetë në një stadium përplot me tifozë të inatosur. Ai madje thotë se do të pëlqente të fishkëllehej nga tifozët e Interit.

“Në tri vite të kaluara me Interin kam fituar tituj, por edhe kam vuajtur. Kam shumë kujtime, por ajo është e kaluar. Unë shikoj nga e ardhmja. Unë do t’i mirëprisja fishkëllimat e ‘neroazzurëve’, pasi ato do të më nxisnin edhe më shumë. Do të më rrisnin motivin. Interi tash është një skuadër kundërshtare për mua. Unë luaj për Milanin dhe Interin e kam kundërshtar. Kështu që do të jap maksimumin për të mposhtur Interin. Milani më ka kthyer buzëqeshjen dhe urinë për të luajtur. Unë kam besim te kjo skuadër dhe mendoj se mund të fitojmë ‘Scudetton’ dhe Ligën e Kampionëve”, ka thënë Ibrahimoviq, për “Sky Italia”.

Në të vërtetë, të gjitha shpresat e Milanit janë të bazuara te Ibra. Ai ka realizuar vetëm dy herë në derbin “Madonnina”, por të dielën do ta ketë përgjegjësinë më të madhe. Ibrahimoviq nuk do ta ketë ndihmën e dy sulmuesve Alexandre Pato e Filippo Inzaghi, që janë dëmtuar në sfidën e të mërkurës me Palermon.

Kjo do të jetë përballja e 175-të e dy skuadrave të mëdha milaneze. Këto përballje ndryshe njihen si “Derby della Madonnina”. Interi në duelet e drejtpërdrejta në Serie A kundër Milanit kryeson me 64 fitore, karshi 58 fitoreve të “rossonerëve”. 52 ndeshje janë mbyllur me barazim.

Milani futet si lider në derbin e së dielës. “Rossonerët” kanë 23 pikë nga 11 ndeshje, ndërsa kampioni në fuqi, Interi, mban pozitën e katërt me 20 pikë. Milani në pesë sfidat e fundit ka fituar katër herë.

“Ne duhet të futemi në fushë dhe të kujtojmë se jemi tri pikë para Interit. Unë e di se ky është derbi. E di se është ndeshja më e rëndësishme në Itali, por e di se edhe Milani është mentalisht i gatshëm për këtë përballje. Unë besoj se edhe Interin do ta gjejmë në formën më të mirë. Kurrë më parë nuk kam qenë protagonist i këtij derbi. Kjo është hera e parë për mua, por nuk do të na mungojë motivimi”, ka thënë trajneri i Milanit, Massimiliano Allegri.

Stinorin e kaluar Interi triumfoi në “Giuseppe Meazza” me rezultatin 2:0. Interi ka fituar tri përballjet e fundit me Milanin.

Interi synon që të këndellet në kurriz te Milanit. Trajneri i Interit, Rafael Benitez, beson se kthimi në formë i argjentinasit Diego Milito, do të jetë shtytje e madhe për skuadrën.

“Ne në derbi do të arrijmë rezultat më të mirë se në sfidën me Leccen. Do të japim maksimumin për të fituar këtë ndeshje. Gjithçka varet nga ne. Nëse fitojmë atëherë renditja në tabelë do të ndryshojë. Do të jetë një ndeshje e madhe. Të gjithë do të kenë motiv të madh dhe do të shihni një Inter me mentalitet dhe intensitet të duhur”, ka thënë Benitez.

Benitez ka probleme të mëdha me fondin e lojtarëve. Për shkak të lëndimeve do të mungojnë Douglas Maicon, Walter Samuel, Sulley Muntari, MacDonald Mariga, Thiago Motta e David Suazo.

Interi në pesë sfidat e fundit në Serie A ka shënuar vetëm dy fitore dhe ka barazuar tri herë.

Interi edicionin e kaluar fitoi tre trofetë e mundshëm: Ligën e Kampionëve, Serien A dhe Kupën e Italisë.

“Ne jemi në vështirësi, por kemi arsye për këtë. Ne kaluam një stinor fantastik që asnjë tifoz nuk mund ta harrojë. Tifozët e vërtetë nuk u fishkëllejnë futbollistëve të tyre kur janë në vështirësi. Në derbi nuk do të mungoj dhe do të jetë sikur debutim për mua. Është një ndjenjë e paharruar”, ka thënë mesfushori holandez i Interit, Wesley Sneijder.

Formacionet e mundshme:

Interi (4-4-2): Julio Cesar; Santon, Lucio, Cordoba, Chivu; Zanetti, Stankoviq, Pandev, Sneijder; Eto’o, Milito

Milani (4-4-2): Abbiatti; Abate, Nesta, Thiago Silva, Antonini; Gattuso, Boateng, Ambrosini, Seedorf; Robinho, Ibrahimoviq

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close