Publikuar me datën: Fri, Mar 18th, 2011

I vihet zjarri edhe një veture në Mitrovicën e veriut

Mitrovicë, 18 mars – (E plotësuar) Automjeti privat, i tipit “BMW -X6”, me targa “RKS”, të cilës mbrëmë pas mesnate iu vu zjarri në pjesën veriore të Mitrovicës, sipas burimeve policore, ishte e një shqiptari.  Njësitë policore, të cilat kanë reaguar në vendngjarje kanë konstatuar se persona ende të paidentifikuar i kanë vënë zjarrin automjetit me ndihmë të substancës ndezëse, që besohet të jetë benzinë. Ata besojnë se personat e paidentifikuar kanë hedhur një përzierje ndezëse brenda automjetit të parkuar pranë kafeterisë “Dama” në pjesën veriore të Mitrovicës. Zjarri është shuar pas intervenimit të zjarrfikësve. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bisim Hoti i tha Koha.net se ndonëse nuk është specifikuar pronari i automjetit të djegur, është konstatuar se i përket një qytetari të përkatësisë etnike shqiptar.

Natën e shkuar, pak pas mesnate, një veture në pjesën veriore të Mitrovicës i është vënë zjarri. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Besim Hoti, ua ka konfirmuar medieve serbe se në Rrugën Kral Petar I, në pjesën veriore të Mitrovicës, 30 minuta pas mesnatës, ka ndodhur një incident. I është vënë zjarri veturës BMW – x6. Por nuk ka pasur të lënduar.
“I është shkaktuar dëm i madh material veturës me targa të Kosovës, pronari i të cilës tash për tash nuk dihet. Po ashtu është dëmtuar vetura “Golf 2”, me targa të vjetra të Mitrovicës, e cila ishte e parkuar aty afër”, ka thënë Hoti.
Rasti është cilësuar si shkaktim i rrezikut të përgjithshëm, ndërkaq policia po heton rasdtin dhe identifikimin e autorit.

Gjatë muajve të fundit në pjesën veriore të Mitrovicës kanë ndodhur disa raste të vënies së zjarrit veturave, pronarët e të cilëve kanë qenë serbë të cilët kanë pranuar institucionet e Kosovës, ose për qërim hesapesh mes grupeve kriminale, që në këtë pjesë të Kosovës nuk mungojnë

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close