Publikuar me datën: Tue, Feb 19th, 2013

I gjeta 2 te punesuar po i le 50 te rinje shqiptar. Teuta Arifi

Ditën që pranova detyrën e zëvendëskryeministres për eurointegrime, gjeta vetëm dy të punësuar shqiptarë në administratën e sekretariatit. Me kënaqesi konstatoj që pas dy viteve jo të plota po lë pas vetës 50 të rinj e të reja si pjesë e po të njëjtit Sekretariat. Të gjithë janë të sistemuar në detyrat përkatëse dhe të njejtat i kryejnë me sukses. Që të gjithë brenda kësaj periudhe kohore kanë kaluar trajnime të suksesshme ndërkombëtare dhe janë pjesë e vlefshme e gjeneratës së re të administratorëve shqiptarë që duhet të punojnë në çështjet europiane. Me këtë rast dëshiroj tu falënderohem të gjithëve për përkushtimin dhe punen, për entuziazmin e treguar. Të gjitha idetë e mia sado inovative dhe progresive që të ishin, nuk do kishin suksesin që kishin pa punën dhe mbështetjen e tyre. Ju falënderoj përzemersisht të gjithëve dhe per Ju po e postoj përkthimin shqip të poezisë Në mundsh, nga Rudiard Kipling e cila është një inspirim i përhershëm në rruget e gjata e të vështira të jetës.

Në mundsh ta ruash arsyen, kur bota humbet fillin
e fajin ty ta hedh-dhe vetes ti besosh,
sa herë tek ti dyshojnë e s’të përfillin
por dhe dyshimet drejt t’i gjykosh…

Në mundsh të rrish në pritje, nga pritja pa u lodhur,
a, kur të urrejnë, urrejtje të mos ushqesh,
madje, ndaj shpifjeve të rrish pa folur,
me thjeshtësi, me to pa rëne ndesh.

Në mundsh të mendosh, por jo gjer në shkatërrim,
të ëndërrosh, por jo si rob ënderrimesh,
dhe t’i trajtosh njëlloj e pa dallim
ngadhnjim e shpartallim – burim mashtrimesh

Në durofsh dot që thëniet e tua të drejta
në kurthe për trutharet kopuke të t’i kthejnë,
t’i shohësh të thyera gjërat më të shtrenjta
e prapë t’i ndërtosh me vegla që nuk vlejnë.

Në mundsh fitoret që ke korrur t’i flijosh
si në kumar, në një të vetme loje,
të rrezikosh, të humbasësh e prapë të fillosh
dhe humbjen kurrë të mos ta zësh në gojë.

Në i detyrofsh dot muskul, nerv e puls e zemër
të të shërbejnë edhe kur gjithçka duket e kotë,
e të qëndrosh kur ske asgjë më veç vullnetit
që veç një fjalë “Qendro!” – gjithnjë të thotë.

Në mundsh të flasësh me maskarenj po nderin tënd ta ruash,
a të ecësh perkrah mbretit pa krenari që të verbon.
Nëse armiku apo miku s’të bëjne dot të vuash
dhe gjithkend e çmon për aq sa meriton…

Në mundsh t’i mbushësh minutat aq të rënda
me vepra që peshojnë
dije dhe mos ki asnjë dyshim:
se jotja do të jete Bota, me ç’ka brenda,
dhe BURRË do jesh, o biri im!

Fjala Burrë në poeme ka kuptim filozofik dhe jo biologjik 🙂

Ditën që pranova detyrën e zëvendëskryeministres për eurointegrime, gjeta vetëm dy të punësuar shqiptarë në administratën e sekretariatit. Me kënaqesi konstatoj që pas dy viteve jo të plota po lë pas vetës 50 të rinj e të reja si pjesë e po të njëjtit Sekretariat. Të gjithë janë të sistemuar në detyrat përkatëse dhe të njejtat i kryejnë me sukses. Që të gjithë brenda kësaj periudhe kohore kanë kaluar trajnime të suksesshme ndërkombëtare dhe janë pjesë e vlefshme e gjeneratës së re të administratorëve shqiptarë që duhet të punojnë në çështjet europiane. Me këtë rast dëshiroj tu falënderohem të gjithëve për përkushtimin dhe punen, për entuziazmin e treguar. Të gjitha idetë e mia sado inovative dhe progresive që të ishin, nuk do kishin suksesin që kishin pa punën dhe mbështetjen e tyre. Ju falënderoj përzemersisht të gjithëve dhe per Ju po e postoj përkthimin shqip të poezisë Në mundsh, nga Rudiard Kipling e cila është një inspirim i përhershëm në rruget e gjata e të vështira të jetës.

Në mundsh ta ruash arsyen, kur bota humbet fillin
e fajin ty ta hedh-dhe vetes ti besosh,
sa herë tek ti dyshojnë e s'të përfillin
por dhe dyshimet drejt t'i gjykosh...

Në mundsh të rrish në pritje, nga pritja pa u lodhur,
a, kur të urrejnë, urrejtje të mos ushqesh,
madje, ndaj shpifjeve të rrish pa folur,
me thjeshtësi, me to pa rëne ndesh.

Në mundsh të mendosh, por jo gjer në shkatërrim,
të ëndërrosh, por jo si rob ënderrimesh,
dhe t'i trajtosh njëlloj e pa dallim
ngadhnjim e shpartallim - burim mashtrimesh

Në durofsh dot që thëniet e tua të drejta
në kurthe për trutharet kopuke të t'i kthejnë,
t'i shohësh të thyera gjërat më të shtrenjta
e prapë t'i ndërtosh me vegla që nuk vlejnë.

Në mundsh fitoret që ke korrur t'i flijosh
si në kumar, në një të vetme loje,
të rrezikosh, të humbasësh e prapë të fillosh
dhe humbjen kurrë të mos ta zësh në gojë.

Në i detyrofsh dot muskul, nerv e puls e zemër
të të shërbejnë edhe kur gjithçka duket e kotë,
e të qëndrosh kur ske asgjë më veç vullnetit
që veç një fjalë "Qendro!" - gjithnjë të thotë.

Në mundsh të flasësh me maskarenj po nderin tënd ta ruash,
a të ecësh perkrah mbretit pa krenari që të verbon.
Nëse armiku apo miku s'të bëjne dot të vuash
dhe gjithkend e çmon për aq sa meriton...

Në mundsh t'i mbushësh minutat aq të rënda
me vepra që peshojnë
dije dhe mos ki asnjë dyshim:
se jotja do të jete Bota, me ç'ka brenda,
dhe BURRË do jesh, o biri im!
" 

Fjala Burrë në poeme ka kuptim filozofik dhe jo biologjik :)

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close