Publikuar me datën: Sat, Jun 18th, 2011

Hyseni: Pacolli nuk di të lobojë

Prishtinë, 18 qershor – Ish ministri i Punëve të Jashtme, Skender Hyseni vlerëson se Qeveria e Kosovës e ka lënë politikën e jashtme pa adresë të qartë, ndërsa thotë se nuk beson shumë në strategjinë e njohjeve. Ish ministri pohon se mbetet i përfshirë në procesin e lobimit, duke shfrytëzuar lidhjet e moçme, ndërkaq për Behgjet Pacollin thotë se nuk di të lobojë.

Fakti që shumë dikastere merren me këtë çështje, për Hysenin nuk është një shenjë se kjo fushë është prioritet i institucioneve të vendit, por vetëm një pështjellim. Duke folur për Strategjinë e lotimit, ai tha se nuk e ka parë këtë dokument dhe shfaqet dyshues rreth sukseseve që mund të arrijnë institucionet në fushën e njohjeve duke u mbështetur në atë.

Për ish ministrin e Punëve të Jashtme, ajo që ndikon më së shumti në shtimin e njohjeve është puna me shtetet sponsore të pavarësisë.

Hyseni shfaqet më kritik kur është fjala për lobimin që është duke e bërë zëvendëskryeministri Pacolli, i cili është ngarkuar pikërisht me këtë çështje nga kryeministri Thaçi.

Edhe Pacolli ka qenë kritik shumë i ashpër i Hysenit vitet e kaluara, duke u ankuar për mungesë hapësire dhe respekti nga MPJ-ja e dikurshme. “Unë kujtoj që në planin e njohjeve dhe të lobimit z. Pacolli ka punuar shumë keq. Vazhdon akoma më keq dhe unë prapë po e përsëris se nuk ka asnjë shpresë se ai do ta ndryshojë këtë metodë pune. Kaq do të them. Nuk do të them asgjë më shumë”, tha Hyseni për gazetën Express.

Ditë më parë, Pacolli kishte ftuar Hysenin t’i bashkohet procesit të lobimit për njohje, mirëpo ish ministri thotë se nuk ka marrë ftesë nga askush.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close