Publikuar me datën: Thu, May 27th, 2010

Hyseni: Ose përmendet edhe Kosova, ose nuk përmendet askush

Prishtinë, 27 maj – Ministri i Jashtëm i Kosovës, Skënder Hyseni nuk ka dashur të lë asnjë dilemë rreth përfaqësimit të barabartë të Kosovës në samitin e Sarajevës. Gjatë një konferencë të mbajtur në Prishtinë të enjten, kryediplomati kosovar ka ftuar që të gjithë të shohin samitin në mënyrë pozitive, ndërkaq ka paralajmëruar se Kosova nuk është e gatshme të heshtë para ndonjë trajtimi jo të barabartë të saj në krahasim me shtetet tjera pjesëmarrëse.
Sipas Hysenit, deklarata e mundshme që pritet të dalë nga samiti, e me anë të së cilës do të ritheksohet perspektiva evropiane e Ballkanit Perëndimor, do të përfshijë edhe Kosovën.
“Unë jam i vetëdijshëm për spekulimet që bëhen nga qarqe të ndryshme rreth një deklarate të supozuar që mund të ketë. Unë po them që mund të ketë deklaratë ose mund të mos ketë fare. Nëse do të ketë deklaratë ku afirmohet perspektiva evropiane e të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor, ose do të përmenden të gjitha vendet përfshirë Kosovën, ose nuk do të përmendet asnjë”, ka thënë Hyseni, sipas të cilit, nëse deklarata nuk përfshin emrat e shteteve, atëherë “mund të thuhet se samiti afirmon perspektivën e të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor”.
Sipas ministrit kosovar, në rast të situatave të trajtimit jo të barabartë, qytetarët mund të jenë të sigurt se “Kosova do të bëjë gjënë e duhur”.
“Unë ju siguroj se Kosova do ta bëjë gjënë e duhur në të gjitha situata që mund të krijohen, por me lejoni të ju ftoj që ta shohim Sarajevën me më shumë pozitivitet. Ju siguroj që çfarëdo situate që do të krijohet Kosova do ta bëjë gjënë e duhur. Gjëja e duhur do të jetë veprim konform vullnetit të popullit të Kosovës për shtet të pavarur dhe sovran”, ka thënë Hyseni.
Sipas ministri kosovar, prezantimin e barabartë i Kosovës në këtë konferencë e siguron edhe formati i samitit.
“Absolutisht, Kosova nuk ka pranuar dhe nuk do të pranojë që të marrë fjalën nga askush tjetër, por nga kryesuesi i takimit. Dhe unë tash do të shpjegoj në detaje çka nënkuptojmë ne me formatin Gymnih, ka thënë Hyseni, duke u lëshuar edhe në detaje të përfaqësimit.
“Formati i Pragës (Gymnih) ka qenë ky: kryesuesi iu ka dhënë fjalën ministrave të jashtëm, duke i ftuar me emra, madje edhe duke i ftuar sipas një renditje alfabetike të vendeve, dhe ministri i jashtëm kosovar fjalën e ka marrë sipas alfabetit”, ka shpjeguar Hyseni.
Sipas tij, këto janë çështje që janë duke u shqyrtuar dhe janë tema të një debati që po zhvillohet. “Unë kam garanci nga qarqe shumë serioze dhe nuk do të merrem me spekulime”, ka thënë Hyseni.
Hyseni ka thënë se është çështje e organizatorit nëse ka ftuar apo jo shefin e UNMIK-ut apo edhe të ndonjë përfaqësie tjetër ndërkombëtare në rajon.
Sipas Hysenit, ftesa që i është bërë ministri kosovar është e njëjtë me të gjitha ftesat që u janë bërë të gjithë ministrave pjesëmarrës.
“Jam interesuar ta kuptoj se a është e njëjta, sepse nuk kam dashur të ketë zbrazëtira. Është ftesë e njëjtë për të gjithë”, ka pohuar ai.
Para se të udhëtojë për në Sarajevës, shefi i diplomacisë kosovare nga e premtja do të qëndrojë në Nicë të Francës, ku me ftesë të homologut të tij francez, Bernard Kouchner, do të marrë pjesë në samitin Francë – Afrikë, ku merr pjesë një numër i madh i vendeve anëtare të organizatës ndërkombëtare të frankofonisë.
Qëndrimin atje Hyseni do të shfrytëzojë për të lobuar tek vendet afrikane që nuk e kanë njohur ende pavarësinë e Kosovës.
“Do ta shfrytëzoj praninë në Francë për takime bilaterale me ministra të jashtëm nga vende që nuk e kanë njohur, por edhe të atyre që e kanë njohur Kosovën. Në konferencë marrin pjesë 20 ministra nga vende që nuk e kanë njohur Kosovën, si dhe gjashtë shtete të tjera që e kanë njohur pavarësinë.
Hyseni ka ripërsëritur se Kosova është e gatshme të luftojë krimin e organizuar dhe korrupsionin, gjë që tha se i është kërkuar nga homologët evropianë.
“Çështjet dhe fenomenet negative në shoqërinë kosovare janë prore tema që zhvillohen në takime të ndryshme, por jo temë kryesore. Janë tema të pashmangshme dhe për këtë nuk duhet të na vijë keq, përkundrazi Kosova, me këto që po bën kohëve të fundit, po demonstron qartë se po bën veprime konkrete për të luftuar veprimet negative, siç janë korrupsioni dhe krimi i organizuar. Këto veprime bëhen për të siguruar një të ardhme të ndritur për fëmijët tanë, një të ardhme evropiane”, ka thënë Hyseni.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close