Publikuar me datën: Wed, Jun 23rd, 2010

Hyseni: Asgjë me Serbinë nuk është vetëm “teknike”

Prishtinë, 23 qershor – Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Skënder Hyseni, pret që bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë të kenë dy efekte kryesore: Relaksimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, dhe pranimin në heshtje nga Serbia të situatës se Kosova është shtet i pavarur dhe sovran.
Në një intervistë për “Kohën Ditore”, Hyseni ka thënë se është i sigurt se Serbia do të duhej të vendoste për perspektivën evropiane, dhe këtë do të duhej ta bënte nëpërmjet heqjes dorë nga pengesat që po i bën Kosovës.
Ministri kosovar ka thënë se nga dita kur do të publikohet opinioni i GJND-së do të fillojë një periudhë e re e njohjeve, një periudhë e re për integrimet evropiane edhe të Kosovës e edhe të Serbisë, por edhe periudha nga kur Serbia deri në fund të vitit do të duhej të vendosë që të heqë dorë nga pengesat që i shkakton Kosovës.
Hyseni ka pranuar se edhe këto bisedime do të ndërmjetësohen nga BE-ja dhe SHBA-ja, ndërkohë që procesi krahas zgjidhjes së problemeve teknike do t`u mundësojë të dyja vendeve edhe për afrim nga BE-ja.
“Kujdesem që si ministër i Kosovës të mos kem pretendime të tepruara. I takon BE-së që të vendosë a do t`i japë Serbisë statusin e kandidatit të BE-së pa u qartësuar për Kosovën. Mirëpo unë pajtohem me mikun tim, ministrin francez Kouchner, i cili ka thënë se Serbia duhet të qartësohet për Kosovën para se të hyjë thellë në proceset integruese. Kosovën nuk duhet ta shqetësojë suksesi i Serbisë drejt BE-së, do të thosha e kundërta duhet të na shqetësojë, shtangimi i Serbisë në këtë proces. Kjo do të thotë se Serbia do të mbetej në fanatizëm në qëndrimin e saj obstruktiv ndaj Kosovës”, ka thënë Hyseni.

I pyetur se kur pritet të publikohet opinioni i GJND-së, ministri Hyseni ka thënë se  si përfaqësues legal i Kosovës pranë kësaj gjykate nuk ka  asnjë njoftim zyrtar se kur do të ndodhë kjo.
Por ai ka shfaqur bindjen se do të ketë interpretime të opinionit të GJND-së, jo vetëm nga institucionet e Kosovës, por  edhe nga shtetet e fuqishme që e kanë mbështetur pavarësinë e saj.  Gjithashtu ministri Hyseni nuk shqetësohet nga mundësia që për mendimin e GJND-së të deklarohet edhe rasti të rikthehet në Asamblenë e Përgjithshme të KB. “Një mundësi është që Asambleja të konstatojë se “e ka marrë në dijeni mendimin e gjykatës”.

Ministri po ashtu ka thënë se GjND-ja nuk sjell njohje automatikisht. “Natyrisht periudha menjëherë pas mendimit është e rëndësishme për shumëçka, por edhe në rrafshin e njohjeve…”
I pyetur nga “Koha Ditore” se për çka duhet të bisedohet me Serbinë, ai ka sqaruar se  me Serbinë ka për shumëçka të bisedohet dhe unë kam përshtypjen se do të bisedohet në shtigje afatgjate. Gjithmonë mes dy vendeve fqinje ka çështje për të cilat duhet të gjenden zgjidhje përkatëse. Midis vendeve fqinje gjithmonë do të krijohen situata të cilat kërkojnë bisedime dhe arritje të pajtimit. Çështje të tilla janë të shumta, unë i quaj praktike, jo teknike. Praktike është më kuptimplote. Tekefundit, asgjë me Serbinë nuk do të jetë teknike. Çdo bisedë me Serbinë ka një dimension politik, dhe ne duhet të jemi të vetëdijshëm për këtë. Por kjo nuk duhet të na pengojë që të ulemi në tavolinë dhe të bisedojmë për çështje praktike. Çështje praktike ta zëmë është rrjeti energjetik. Kosova synon të bëhet pjesë integrale e një rrjeti unik energjetik të Ballkanit, pastaj është çështje e tregtisë, ju e dini që Kosova nuk mund të eksportojë në Serbi….për të gjitha këto duhen bisedime. Ka konsensus ndërkombëtar që këto biseda duhet të jenë për çështje praktike. Por, ai nuk ka mundur të saktësojë se kur do të nisin këto bisedime.

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Skender Hyseni ka shfaqur bindjen se Serbia “do të detyrohet të vendosë nëse dëshiron të ndjekë rrugën evropiane, apo nëse dëshiron që të mbetet peng i disa ambicieve iluzore për kthimin e Kosovës nën sovranitetin e vet. Kjo do të shihet pas GJND-së. Efekt anësor i këtyre bisedimeve do të jetë rruga drejt BE-së e Kosovës dhe e Serbisë, por nuk është synim parësor”.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close