Publikuar me datën: Mon, Aug 18th, 2014

HUNGARIA SHTON NUMRIN E USHTARËVE NË KOSOVË

Gjatë 6 muajve të fundit KFOR-i u përball me një fazë riformimi në mënyrë që të zbatojë një plan për t””i dhënë njësive të saj manovruese një qëndrim më dinamik dhe reaktiv.

Në këtë kontekst është futur zgjerimi i kontigjentit hungarez. Sipas një njoftimi të dërguar nga KFOR-i, ky projekt ka filluar vitin e kaluar kur, pas një kërkese të bërë nga Komandanti i KFOR it Major-General Salvatore Farina, Sekretari Hungarez i Mbrojtjes njoftoi edhe zyrtarisht qëllimin për të rritur praninë e trupave hungareze në Kosovë. Hungaria ishte e pranishme në KFOR që nga fillimi i misionit në vitin 1999, si një nga vendet e para kontribuuese.

Elementi i parë i manovrimit hungarez ishte vendosur në Prishtinë, në vitin 2010 kontigjenti hungarez u zhvendos në kampin Villaggio Italia në Pejë, dhe në vitin 2011 ata u zhvendosën edhe një herë, në Kampin Slim Lines në Prishtinë, si pjesë e Batalionit të Rezervave Manovruese Taktike (KTM) e KFOR-it.

Në fillim të gusht 2014 një njësi shtesë e manovrimit është vendosur në Kosovë: Kompania “DELTA”, e vendosur në Kampin Marechal de Lattre de TASSIGNY (në Novo Sellë) për të qenë nën komandën e Forëard Command Post (FCP) të MNBG-E.

Ardhja e kompanisë hungareze kompenson reduktimin e pjesshëm të kontigjentit të Ukrainës, i cili do të vihet në akt në fund të gushtit të këtij viti.

Reduktimi i kontigjentit ukrainas, sipas njoftimit, nuk do të ndikojë në misionin e KFOR-it.

Ukraina do të mbajë praninë dhe kontributin e saj në KFOR me personel dhe mjete të specializuara, si Liria e Lëvizjes se Detashmentit (FOMD).

Ushtarët ukrainas thuhet se janë pjesë e suksesit të KFOR-it, duke ruajtur praninë e tyre për të sjellë paqe dhe stabilitet në Ballkanin Perëndimor, duke mbështetur dhe promovuar dialogun mes komuniteteve dhe duke punuar për një të ardhme më të mirë për të gjithë njerëzit në Kosovë.

KFOR-i mirëpret trupat shtesë hungareze dhe shpreh mirënjohjen e saj për ushtarët e Kompanisë Manovruese të Ukrainës që veproi në Kosovë për të përmbushur misionin e NATO-së; ata kanë qenë një shembull i angazhimit të shquar dhe profesionalizmit ushtarak..

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close