Publikuar me datën: Sat, Oct 1st, 2011

Hoxhaj ua kujton egjiptianëve Ali Pashën

Ministri i Punëve të Jashtëm i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj në një intervistë për gazetën Egjiptiane, “En-Nour” ka thënë se Egjipti pas revolucionit është shtet i ri dhe duhet të ndjekë politika të reja karshi njohjen së Kosovës.

“Ne vihemi në pozitë të vështirë kur pyetemi se pse shtetet arabe e islamike nuk ju njohin, veçanërisht kur një pjesë shumë e madhe e shteteve nga i gjithë globi deri tani kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

“Ajo për të cilën ndjej keqardhje është fakti se shumica e shteteve islamike e arabe nuk e kanë njohur akoma shtetin e Kosovës me popullatë shumicë myslimane. Për këtë, isha në Kajro, si mik, për të kërkuar njohjen nga Egjipti, si lidere e Botës Arabe e Islame, veçanërisht për shkak të lidhjeve historike e kulturore midis dy vendeve tona. Të gjithë e dinë se Mehmet Ali Pasha, themelues i Egjiptit modern, ka qenë shqiptar dhe ndajmë identitetin, kulturën e qytetërimin e njëjtë. Ne ndajmë aspiratat e përbashkëta për liri, demokraci e prosperitet, si dhe marrëdhëniet e shkëlqyera midis dy popujve”, ka thënë Hoxhaj.

I pyetur për revolucionin në Egjipt, ministri Hoxhaj ka theksuar se populli i Kosovës ka simpatizuar dhe ka mbështetur Revolucionin Egjiptian që nga momenti i parë dhe i dëshiron popullit egjiptian stabilitet, zhvillim dhe prosperitet.

“Mendoj se Revolucioni ka qenë i pashmangshëm, dhe ky revolucion ka qenë i rëndësishëm për gjithë Botën Arabe. Jam i bindur se Egjipti do të ketë të ardhme të ndritur pas Revolucionit dhe Kosova e mbështet Egjiptin e popullin e saj, i cili ka luftuar njësoj si populli im për liri”, ka shtruar ai.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close