Publikuar me datën: Tue, Jun 14th, 2011

Hoxhaj i kërkoi BeH të njohë Kosovën

Sarajevë, 14 qershor – Ministri Enver Hoxhaj gjatë vizitës në Bosnjë dhe Hercegovinë në takimin me ministrin e jashtëm të këtij vendi, Sven Alkalaj ka parashtruar kërkesën për njohjen e pavarësisë.

Gjatë takimit, ministri i Jashtëm i Kosovës e ka informuar homologun boshnjak për procesin e shtetndërtimit, reformat e brendshme, konsolidimin e gjithanshëm të shtetësisë dhe proceset e pritura të anëtarësimit të Republikës së Kosovës në organizatat ndërkombëtare.

Hoxhaj i ka parashtruar ministrit Alkalaj kërkesën për njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Bosnja dhe Hercegovina. Po ashtu, ka kërkuar nga Qeveria boshnjake të pranojë dokumentet e udhëtimit të Republikës së Kosovës.

Ministri i Jashtëm i Republikës së Kosovës, gjatë qëndrimit në Sarajevë, ka takuar edhe shumë udhëheqës të partive politike, deputetë, personalitete nga shoqëria civile dhe mediet boshnjake.

Gjatë takimit me kryetarin e Partisë Social-Demokrate të Bosnjës dhe Hercegovinës, Zllatko Lagumxhija, Hoxhaj ka kërkuar nga kryetari i socialdemokratëve boshnjakë që të ndikojnë në mënyrë që Bosnja dhe Hercegovina sa më parë të njohë pasaportat e Kosovës.

Ministri i Jashtëm i Kosovës ka takuar edhe të dërguarin ndërkombëtar në BeH, Valentin Inzko.

Hoxhaj ka zhvilluar një takim të veçantë edhe me Kryeministrin e Malit të Zi, Igor Likshiq, ku është diskutuar për thellimin e shumanshëm të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve tona.

Në takim është biseduar për forcimin e marrëdhënieve bilaterale ndërmjet Republikës së Kosovës dhe asaj të Malit të Zi, me theks të posaçëm në proceset e përbashkëta integruese të dy shteteve fqinj

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close