Publikuar me datën: Tue, Apr 5th, 2011

Hoxhaj: Duan ta shkatërrojnë Kosovën me akuza për trafikim organesh

Zagreb, 5 prill – E përditshmja kroate “Veçernji list” ka zhvilluar një intervistë me ministrin e Jashtëm të Kosovës, Enver Hoxhaj, derisa ky ndodhej për vizitë në Kroaci.
I pyetur nëse vendimi i Kushtetueses për shpalljen e presidentit Behgjet Pacolli jokushtetues, mund ta destabilizojë Kosovën, ai është përgjigjur se as që mund të flitet për destabilitet. Vendimi nuk ka të bëjë me kryeministrin, meqë bëhet fjalë për dy procedura të ndryshme. Vendimi është një shembull i mirë se Kosova përbën një demokraci të re dhe se sistemi funksionon. Gjykata ka vendosur vetëm mbi procedurën e zgjedhjes së presidentit. Ne tani duhet të ulemi e të gjejmë një president të ardhshëm. Në një të ardhme jo të largët atë ndoshta nuk duhet ta zgjedhë parlamenti, por qytetarët. Por, për këtë duhet të ndodhin ndryshime në Kushtetutë dhe në sistemin zgjedhor.
Ndërkaq në lidhje me akuzat e EULEX-it kundër ish-ministrit të Komunikacionit, Fatmir Limaj, për krime lufte Hoxhaj ka thënë se akuzat na kanë befasuar. Limaj ndaj këtyre akuzave është përgjigjur në Tribunalin e Hagës dhe është liruar. Por, meqë bëhet fjalë për gjyqësinë, qeveria nuk dëshiron të përzihet. Ushtria Çlirimtare e Kosovës nuk ka bërë krime, kurse Limaj sikurse të tjerët ka luftuar për liri.
Enver Hoxhaj i ka thënë  “Veçernji listit”se Dick Marty në raportin e tij përshkruan situata të paqena. Por, tani ekziston raporti dhe ne, qeverisë, e cila po bashkëpunon me EULEX-in pa rezerva na intereson të zhvillohet hetim i paanshëm dhe sa më parë të ndriçohen faktet. Qëndrimi ynë është se me këtë raport janë bërë përpjekje të shkatërrohet vendi, shoqëria dhe udhëheqja politike. Pse? Për këtë duhet të pyetet Marty.
Ministri i Jashtëm i Kosovës është shprehur se raportet e Brukselin nuk janë më të mirat. Ka disa vende si Greqia e Spanja, të cilat nuk na kanë njohur, prandaj nuk mund të fillojnë bisedimet me ne, që është frustuese. Sivjet do të punojmë me kujdes që t’i dëshmojmë Brukselit sesa dëshirojmë të kemi marrëdhënie të mira me shtetet e tjera dhe sa japim rëndësi liberalizimit të vizave për lëvizjen e lirë të njerëzve e ideve.
Marrëdhëniet me Greqinë e Spanjën ai i cilësoi shumë të mira. Ato po hezitojnë të na njohin, por njohja është gjithmonë çështje e situatës ndërkombëtare dhe e interesave kombëtare. Pas mendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë nuk ka arsye të mos e njoh Kosovën. Rasti ynë është unik dhe i tillë duhet të kuptohet.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close