Hoça e Prizreni përfundojnë në Kushtetuese

Grupi parlamentar i lëvizjes “Vetëvendosje” të premten i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese me kërkesën për interpretim të kushtetutshmërisë së Ligjit për Hoçën e Madhe dhe Ligjit për Qendrën Historike të Prizrenit.
Të dyja këto ligje janë miratuar në Kuvendin e Kosovës më 20 prill, me diktat nga Qeveria dhe një pjesë e faktorit ndërkombëtar, me arsyetimin se derivojnë nga Pakoja e Ahtisaarit dhe si të tilla e ndihmojnë Kosovën ta kalojë fazën e mbikëqyrjes së pavarësisë.
“Koha Ditore” ka mësuar se deponimi i lëndës në Kushtetuese është mbështetur me 12 nënshkrime, aq sa ka deputetë VV-ja në Kuvend. Me Kushtetutë dhe me Rregullore të punës së Kuvendit është e përcaktuar që dhjetë a më shumë deputetë, brenda një afati prej tetë ditësh nga dita e miratimit, kanë të drejtë të kontestojnë kushtetutshmërinë e çfarëdo ligji ose vendimi të miratuar nga Kuvendi, si për përmbajtjen, ashtu edhe për procedurën e ndjekur.
E premtja, në fakt ka qenë edhe dita e fundit që deputetët kanë mundur ta shfrytëzonin këtë të drejtë kushtetues