Hitzfeld: Shaqiri gjuajti keq tek goli, Xhaka ‘kursej’ Shqipërinë

Trajneri i skuadrës helvete Ottmar Hitzfled për mediat zvicerane ka përgëzuar adhuruesit shqiptarë. “Shqiptarët njerëz të mrekullueshëm, kur dëgjova se në Lucern ndodhen rreth 12.000 shqiptarë nuk ju besova dhe qesha. Kur u afrova afër stadiumit mbeta pa fjalë. Besojeni që 12.000 tifozë nuk udhëtojnë në një shtet tjetër për të parë Gjermaninë, Anglinë apo Brazilin. Ishte një atmosferë e jashtëzakonshme, ata janë njerëz të qejfit. Pastaj në stadium, përfundimisht ndër adhuruesit më të zjarrtë që kam parë. Shaqiri shënoi kundër kombit të tij, megjithëse tek goli ai e gjuajti shumë keq, fati jonë që portieri nuk e arriti. Ai u ndje keq pas golit, dhe unë do ti qëndroj afër!
Xhaka përsëri në fund, nuk e di a e bëri vet apo e kishte nga emocionet. Dymbëdhjetë mijë tifozë janë shumë për një 20 vjeçar gjithsesi ata po luanin kundër kombit të tyre dhe ne fituam. Shqipëria ka mundësi reale të kaloj grupet, nuk e di pse nuk investohet në atë vend. Pas kësaj ndeshje kam dëshirë ta vizitoj në të ardhmen”.
Shqipëria u mposht në kuadër të kualifikimeve për botërorin në “Brazil 2014” nga përfaqësuesja zvicerane me rezultat 2:0, për helvetikët gol shënoi Xherdan Shaqiri në minutën e 22-të ndërsa për ‘kuqebardhët’ u paraqiten edhe katër shqiptar tjerë Granit Xhaka, Valon Behrami, Blerim Xhemajli dhe Admir Mehmedi.