Publikuar me datën: Tue, Apr 27th, 2010

Hitleri nxiti ekstremizmin islamik

Berlin, 27 prill – Rrënjët e ekstremizmit islamik shtrihen tek thirrja e Hitlerit ndaj botës arabe për të shkatërruar çifutët gjatë Luftës së Dytë Botërore. Kështu pretendon një libër i publikuar së fundmi për konfliktin më të madh të viteve 1940-45. “E vetmja shpresë juaja për shpëtim është shkatërrimi i çifutëve përpara se ata të ju shkatërrojnë ju, – citohet të ketë thënë lideri nazist gjatë një transmetimi në radio (1942). Ky ishte një nga 6 000 transmetimet e nazistëve drejtuar arabëve, ndërsa kampet e tyre të vdekjes ishin duke vrarë qindra dhe mijëra çifutë në Evropë.
Libri “Propaganda naziste për botën arabe”, i shkruar nga Jeffrey Herf, tregon se si Hitleri dhe ndihmësit e tij përdornin transmetimet e radiove për të nxitur propagandën, sepse bota arabe në atë kohë ishte e pashkolluar.
Radiot gjendeshin lehtësisht në lokale dhe tregje për të tërhequr vëmendjen e grupeve të njerëzve. Profesori Herf, i cili jep lëndën e historisë në Universitetin e Merilendit, thotë se rrënjët e fanatizmit të islamizmit të ditëve moderne mund të ketë ardhur nga mesazhet e transmetuara nga Berlini. Një nga qëllimet kryesore të Hitlerit ishte provokimi i kryengritjes antisemite në Egjipt. Në një edicion lajmesh ai tha: “Një numër i madh hebrenjsh, të cilët jetojnë në Egjipt, së bashku me polakët, grekët, armenët dhe francezët posedojnë armë dhe municione”. Disa hebrenj në Kajro u kërkuan autoriteteve britanike të siguronin mitralozë në çatitë e shtëpive të tyre. Këto edicione informative lajmesh në radio përktheheshin në arabisht nga specialistët e ministrit të Propagandës, Josef Gebels, transmeton BallkanWeb.
Revista “Die Velt” (Bota) në Gjermani e quajti zbulimin e profesorit Herg të 6000 transmetimeve nga viti 1939 deri 1945 asgjë më shumë se një sensacion. “Kjo fushatë propagandistike përfshin një kapitull të rëndësishëm në historinë e luftës”, – thotë profesori Herf. Propaganda në gjuhën arabe e prodhuar gjatë kohës së luftës në Berlin ishte një kapitull i rëndësishëm në historinë e gjatë të nacionalizmit radikal arab”. Transkriptet e përkthyera fjalë për fjalë u bën nga ambasada amerikane në Kajro gjatë kohës së luftës dhe ruheshin të klasifikuara deri në vitin 1977 në Uashington. Dy vjet më parë, profesori Herf u bë akademiku i parë që pati qasje në to. “Fundamentalizmi islamik, ashtu si totalitarizmi evropian në shekullin XX ishte një përzierje e elementëve shumë të vjetër dhe modernë”, – shton profesori. “Është gjithashtu një produkt i përzierjes së disa ngjarjeve indigjene në historinë e islamit me urrejtjen ndaj demokracisë, liberalizmit dhe çifutëve që ishin në qendër të socializmit kombëtar. Konflikti mes Izraelit dhe palestinezëve do të ishte mbyllur shumë kohë më parë nëse nuk do të artikuloheshin dhe ndihmoheshin nga propagandistët nazistë dhe vazhduan edhe pas luftës nga islamikët e llojeve të ndryshme.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close