Publikuar me datën: Tue, Apr 26th, 2011

Hisen e Kosovës në ish-Jugosllavinë e ka marrë Serbia

Prishtinë, 26 prill –Kosova mund të kërkojë hise për pasuri vetëm nga Serbia, pasi që ish-Jugosllavia nuk ekziston si entitet, ndërsa gjatë suksesionit në mes të shteteve të ish-Jugosllavisë, Serbia ka marrë hise edhe në emër të Kosovës, shkruan sot “Koha Ditore”.
Kërkesa për pasuri apo suksesion do të ishte legale, duke pasur parasysh edhe Mendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, e cila shpalljen e pavarësisë së Kosovës e vlerësoi në pajtim me të drejtën ndërkombëtare.
Profesorë të së drejtës ndërkombëtare dhe njohës të këtij problemi kanë mendime të ndryshme për mënyrën e realizimit të së drejtës për suksesion, por të gjithë pajtohen se Kosova e ka këtë të drejtë dhe duhet ta realizojë.
Në Ministrinë e Punëve të Jashtme deklarojnë se kjo do të jetë edhe njëra nga temat e bisedimeve aktuale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe se këto bisedime nuk mund të përmbyllen në mënyrë të suksesshme pa u zgjidhur edhe kjo çështje.
Profesori i së drejtës ndërkombëtare, Hajredin Kuçi, që është edhe zëvendëskryeministër në Qeverinë e Kosovës, vlerëson se çështja e suksesionit në mes të Kosovës dhe Serbisë ka mbetur pezull për shkak të marrëdhënieve politike në mes të dy shteteve.
“Në radhë të parë, duhet të definohen raportet politike të shteteve dhe pastaj ato të ulen bashkë dhe të merren vesh për suksesionin. Kjo ka ndodhur edhe në vendet e tjera dhe kështu do të ndodhë edhe në Kosovë”, ka thënë për gazetën Kuçi.
Si zëvendëskryeministër, Kuçi ka treguar se deri më tani Qeveria e Kosovës nuk ka bërë ndonjë iniciativë për ta zgjidhur çështjen e suksesionit me Serbinë.
Kuçi ka theksuar se për zgjidhjen e raporteve ndërshtetërore mund të bëhet kërkesë edhe në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, me seli në Hagë, por për t’u bërë ajo kërkesë është parakusht që ose të jesh vend anëtar i OKB-së ose të jesh nënshkrues i statusit të OKB-së.
Sipas tij, obligimet dhe të drejtat që i ka pasur Kosova kanë mbetur nën Serbi dhe rrjedhimisht Kosova tani nuk ka nevojë të bëjë marrëveshje të re të suksesioneve me ish-republikat e Jugosllavisë, por vetëm me Serbinë.
“Sepse Serbia me marrëveshjen e Vjenës e ka pranuar një të drejtë, por edhe obligim të tillë”, ka theksuar profesori.
Për më tepër, Kuçi ka thënë se gjatë procesit të suksesionit për ish-Jugosllavisë që është zhvilluar në Vjenë në vitin 2001, republikat e dala nga ish-Jugosllavia e kanë pranuar që pjesa që i takon Kosovës, të mbetet çështje që i takon suksesionit të mëpastajmë Kosovë – Serbi.
“Obligimet që janë marrë gjatë bisedimeve të Vjenës, obligimet që i ka pasur në atë kohë edhe me Bankën Botërore dhe me të tjerat, Kosova ka të drejtë që të kërkojë hise në pasurinë e ish-Jugosllavisë pjesa që i ka takuar Serbisë. Tani çështja e raporteve Kosovë – Serbi dhe definimi i plotë i këtyre raporteve nuk mund të ndodhë pa përfunduar marrëveshja për suksesion”, ka theksuar Kuçi.
Edhe për profesorin tjetër të së drejtës ndërkombëtare, Afrim Hoti, çështja e raporteve ndërshtetërore mes Kosovës dhe Serbisë shihet si problemi kryesor në realizimin e së drejtës së suksesionit. Por Hoti ka konsideruar se Kosova është dashur që ta kryente pjesën e saj të punës dhe ta organizonte një komision i cili do ta studionte këtë çështje.
Profesor Hoti ka konsideruar më tutje se çështja e ndarjes së pasurisë me Serbinë do të ishte mirë të shtrohej edhe në bisedimet aktuale që po zhvillohen në mes të Kosovës dhe Serbisë.
Drejtori për rajonin në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kosovës, Ramush Tahiri, ka deklaruar, në anën tjetër, se çështja e suksesionit në mes të Kosovës dhe Serbisë do të jetë edhe temë e bisedimeve aktuale në mes të dy shteteve.
Gazeta ka kontaktuar edhe me kryesuesen e delegacionit kosovar në bisedime, zëvendëskryeministren Edita Tahiri, por ajo nuk ka pranuar të prononcohej.
Duke përmendur mospraninë e Kosovës gjatë shqyrtimeve të suksesionimit ndërmjet ish-republikave të Jugosllavisë, nga Komisioni i Badinterit, Tahiri ka thënë se gjatë asaj kohe, Serbia e ka marrë hisen e pasurisë edhe në emër të Kosovës dhe të Malit të Zi.
“Kosova ka prona në të gjitha republikat e ish-Jugosllavisë dhe tash pas pavarësisë dhe njohjeve ndërkombëtare dhe pas vendosjes se marrëdhënieve bilaterale Kosova do t’i hyjë procesit të suksesionit me këto shtete”, ka theksuar Tahiri.
Porse çështja e suksesionit nuk duhet të shtrohet përmes bisedimeve aktuale është deklaruar ish-funksionari i lartë i Kosovës në kohën e ish-Jugosllavisë, Azem Vllasi.
Avokati Vllasi ka vlerësuar se në bisedimet aktuale do të ishte mirë të trajtoheshin vetëm disa aspekte që lidhen me këtë çështje.
Sa i përket vetë ndarjes së pasurisë së përbashkët të ish-Jugosllavisë, pjesën në emër të Kosovës që e ka marrë Serbia, Vllasi ka vlerësuar se kjo do të duhej të ishte iniciuar menjëherë pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, dhe të bëhej përmes organizmave ndërkombëtarë.
Kurse analisti tjetër, Shkelzen Gashi, ka vlerësuar se çështja e ndarjes së pasurisë të arkivave dhe të borxhit të jashtëm ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duhet të realizohet përmes një marrëveshjeje në mes të dy shteteve, por Gashi është i mendimit se nëse një marrëveshje e tillë është e pamundur, atëherë Grupi Ndërkombëtar Drejtues do të duhej të caktojë një arbitër ndërkombëtar

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close