Publikuar me datën: Wed, Apr 13th, 2011

Haxhiu i PDK-së nuk e do kryetar Florin Krasniqin e Vetëvendosjes

Prishtinë, 13 prill – Deputeti Bekim Haxhiu – Kamishi nuk e ka në plan “t’i ulë armët” me Lëvizjen Vetëvendosje. Megjithëse ka deklaruar se nuk po merret me këtë subjekt politik, deputeti i PDK-së të mërkurën shpalosi një akuza tjetër për ata.
Si anëtar nga PDK-ja i Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Inteligjencës së Kosovës (AKI), Kamishi kërkoi largimin nga detyra të kryetarit të këtij komisioni, Florin Krasniqi që vjen nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje.
Kamishi tha se Krasniqi ka shkelur deklaratën e konfidencialitetit të këtij komisioni.
“Kam kërkuar largimin e kryetarit të Komisionit për Mbikëqyrjen e AKI-së, Florin Krasniqi, pasi ka keqpërdorur pozitën, për përfitime politike. Kërkesën do t’ia dërgojë Kryesisë së Kuvendit”, ka thënë Kamishi në një konferencë për media, të organizuar pas një mbledhjeje të këtij komisioni, raporton Indeksonline.
Deputetit Haxhiu i kishte mbetur hatri pas deklaratës së Florin Krasniqit në seancën e 25 marsit, kur po shqyrtohej buxheti, i cili kishte thënë se nuk janë ndarë mjaftë mjete për AKI-në, sepse siç tha ai, pushtetit nuk i intereson AKI-ja, përderisa e kanë SHIK-un.
Nga ana tjetër, i menjëhershëm ka qenë reagimi i protagonistit të kësaj ngjarjeje, Florin Krasniqi. Ai ka mohuar se ka shkelur deklaratën e konfidencialitetit. Deputeti i Vetëvendosjes ka ironizuar me deklaratat e Kamishit.“Bekimi kërkon shumë sende. Do të bëjë çka të mundem që ky komisioni të jetë a-politikë”, ka thënë Krasniqi.
Për më tepër, Krasniqi që njihet me fjalorin e ashpër ndaj qeverisë, ka akuzuar edhe njëherë PDK-në. “PDK me atë bandën e vet përfitojnë miliona nga qytetarët”, ka thënë Krasniqi.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close