Hashim Thaçi, kandidat i vetëm për kreun e PDK-së

Kërkesa e Jakup Krasnqit për shtyrje të kuvendit zgjedhor të PDK-së, bërë Hashim Thaçit, nuk do të respektohet. Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci ka deklaruar se gjithçka është vendosur dhe se konventa do të zhvillohet ashtu siç është paraparë, më 26 janar.
Grabovci ka thënë se nuk ka arsye që të shtyhet mbajtja e konventës, derisa ka thënë se përfundimisht Hashim Thaçi do të jetë kandidati i vetëm për kryetar të partisë. Pavarësisht faktit se në disa degë PDK-ja është përballur me probleme të ndryshme, Grabovci ka vlerësuar se zgjedhjet e PDK-së janë shembull për çdo subjekt politik.
Nga ana tjetër, Jakup Krasniqi, i cili ka parashtruar kërkesën për shtyrje të kuvendit zgjedhor të PDK-së deri në lirimin e Fatmir Limajt, pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit ka hezituar të prononcohet për këtë çështje.