Publikuar me datën: Sun, Jun 20th, 2010

Haradinaj: “Qeveria Thaçi është kthyer në turpin e vendit”

Kaçanik, 20 qershor – Dega e AAK-së në Kaçanik e ka shënuar 10-vjetorin e themelimit, të shtunën mbrëma, ndërsa kreu i kësaj partie, Ramush Haradinaj, është shprehur me një diskurs të ashpër kritikues për Qeverinë Thaçi. Haradinaj nuk ka ngurruar të cilësojë qeverinë që kryesohet nga lideri i PDK-së edhe si turp të vendit. “Dëmet që Qeveria Thaçi ia ka shkaktuar vendit tashmë janë të konstatueshme, të vërtetueshme, ajo është kthyer në turpin e vendit”, u ka thënë lideri i AAK-së bashkëpartiakëve të tij kaçanikas të pranishëm në aktivitetin shënues të 10-vjetorit të themelimit të Degës. Sipas Haradinajt, lajm i mirë në këtë rrafsh është fakti se kësaj qeverie po i numërohen ditët. “Do ta ndërrojmë së bashku”, u ka thënë ai të pranishmëve. “Kaçanik, ju ftoj të bëheni gati për qeverisjen e vendit nga AAK-ja, për një numërim të ri për Kosovën”, ka deklaruar ai. Haradinaj ka nënvizuar se pas zgjedhjeve të ardhshme parlamentare AAK-ja nuk do të hyjë në koalicion qeverisës me PDK-në. “AAK-ja do të qeverisë vetë, jo me PDK-në, jo me kryeminstrin Thaçi”, është shprehur ai. Haradinaj ka thënë se vendimi për përjashtimin e PDK-së si partner të mundshëm qeverisës nuk është rezultat i animoziteteve personale, por për shkaqe konceptuale. Lideri opozitar ka deklaruar se tryeza nacionale e propozuar nga partia që ai udhëheq është në funksion të ruajtjes së vendit nga dëmet tjera që mund t’ia shkaktojë qeverisja e keqe. Ndërkaq, Tahir Çaka, kryetar i Degës së AAK-së në Kaçanik, ka folur për rezultatet e partisë në këtë komunë. “Në zgjedhjet e fundit lokale kemi dalë partia e dytë në Kaçanik”, ka nënvizuar ai. Të pranishëm në aktivitetin e sipërpërmendur shënues kanë qenë edhe Hebib Shehu, kryetar nderi i Degës së LDK-së në Kaçanik dhe Naser Troni, kryetar i Degës së AKR-së në Kaçanik.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close