Hapet libri i zisë, nuk lëkunden marrëdhëniet SHBA-Kosovë

Prishtinë, 3 mars – Ambasada e Shteteve të Bashkuara i bashkohet Qeverisë dhe popullit të Kosovës në dënimin e sulmit të djeshëm në Frankfurt-Gjermani, që mori jetën e dy amerikanëve dhe plagosjen e dy të tjerëve. Mendjet tona janë me ata që u plagosën dhe familjet e miqtë e të gjithë atyre që u prekën nga kjo tragjedi. Ne u shprehim ngushëllimet tona më të thella familjeve për këtë humbje, thuhet në komunikatën e sotme të Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë.
“Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, në emër të popullit të Shteteve të Bashkuara, falënderon Qeverinë dhe Presidentin e Kosovës për deklaratat e tyre të ngushëllimit dhe të përkrahjes në këto çaste. Ne jemi të vetëdijshëm se populli i Kosovës është gjithashtu i tronditur me këtë krim neveritës që është një fyerje për vlerat dhe traditat e popullit shqiptare. Akti i një individi të vetëm nuk do të ndikoje në asnjë mënyrë në miqësinë e thellë dhe të qëndrueshme mes dy vendeve tona, ose në marrëdhënie jashtëzakonisht të ngrohta dhe të ngushta të popujve tonë dhe qeverive”, ceket në komunikatë”.
Ambasada e SHBA-së njofton se është hapur libri i ngushëllimeve në këtë ambasadë dhe ftohen qytetarët që të nënshkruhen në librin e ngushëllimeve sot nga ora 14 deri në orën 16, dhe nesër, më 4 mars, nga ora 10 deri në orën 16.