Publikuar me datën: Mon, Apr 4th, 2011

Halimi akuzon Qeverinë serbe për problemet e shqiptarëve të Luginës

Preshevë, 4 prill – Lideri i Partisë për Veprim Demokratik, Riza Halimi, njëherësh dhe deputet popullor në parlamentin serb, në një konferencë për shtyp mbajtur të hënën,  ka trajtuar disa tema, siç janë; situata aktuale politike në Luginë, funksionimi i pushtetit lokal në Preshevë, procesi i punës së deritanishme të Trupit Koordinues, si dhe çështja e maternitetit në Preshevë.
Halimi, duke folur për situatën aktuale politike që po mbizotëron në Luginë të Preshevës, ai, akuzoi qeverinë serbe, se nuk është duke ndërmarrë asnjë hap konkret për zgjidhjen e problemeve të shqiptarëve dhe gjendjen aktuale shumë të rëndë ekonomike në këtë rajon. Sipas Halimit, pastrimi i shqiptarëve etnik në këtë rajon, është duke u intensifikuar, për shkak të mos-krijimit të kushteve elementare për kthimin e të zhvendosurve.
Halimi, më tej duke u fokusuar në punën e Trupit Koordinues, ku për shkak të mossuksesit të rekonstruimit të këtij organi qeveritar, sipas tij, ky institucion shtetëror nuk ka dhënë kontributin e pritur në zgjidhjen e problemeve rënda.
Halimi, në këtë konferencë shtypi duke folur për funksionimin e pushtetit lokal në Preshevë, bëri të ditur se grupi i këshilltarëve të PVD-së ka marrë vendim që t`i kthehet punës në asamblenë komunale të Preshevës, ngase siç është shprehur ai, Ministri serb i Pushtetit Lokal, Milan Markoviq, është duke bërë manipulime, gjë e cila shihet nga vonesa tre mujore e përgjigjes së tij, në shqyrtimin parashtresës së grupeve të këshilltarëve të opozitës në asamblenë komunale të Preshevës, lidhur me thyerjet drastike të normave statutare dhe ligjore gjatë shkarkimit të kryetarit të asamblesë komunale dhe miratimit të buxhetit komunal të Preshevës.
Ndërkaq, lidhur me çështjen e maternitetit në Preshevë, Halimi, theksoi se Partia për Veprim Demokratik (PVD), së bashku me partitë tjera opozitare ka kërkuar që në një seancë të veçantë të asamblesë komunale të Preshevës, të shqyrtohet edhe çështja e maternitetit.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close