Publikuar me datën: Wed, Sep 1st, 2010

Hague porositi Serbinë të fokusohet në të ardhmen në BE, e jo në Kosovë

Prishtinë, 1 shtator – Sekretari i Jashtëm i Britanisë së Madhe, William Hague, ka dështuar  ta bindë Beogradin për ta tërhequr projektrezolutën për Kosovën, të cilën e ka deponuar në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Pas kësaj, sipas gazetës “Koha Ditore”, zyrtarë të lartë ndërkombëtarë kanë paralajmëruar rritje të presionit mbi Beogradin, si dhe angazhim shtesë të fuqive mbështetëse të pavarësisë së Kosovës që projektrezoluta e Serbisë të mos votohet në sesionin e Asamblesë së Përgjithshme. Këta zyrtarë kanë vlerësuar se situata mbetet e paqartë edhe pas vizitës në Beograd të sekretarit britanik, Hague, ndërkaq konsultimet do të vazhdojnë në Bruksel.
Sekretari i Jashtëm britanik, me të aterruar të martën në Beograd, u ka bërë thirrje autoriteteve atje që ta tërheqin projektrezolutën për Kosovën, sepse në të kundërtën, Serbia po konfrontohet me 89 për qind të BE-së. Shefi i diplomacisë britanike ka thënë se nuk do të ishte mirë për Serbinë që të dështonte në sesionin e Asamblesë së Përgjithshme të nëntë shtatorit, kur pritet të votohet për projektrezolutën. 
Britania ka kërkuar që Beogradi të fokusohet në të ardhmen e tij një Bashkimin Evropian, e jo të vazhdojë ta kontestojë pavarësinë e Kosovës.
Mirëpo paralajmërimet e kryediplomatit britanik nuk u kanë lënë shumë përshtypje zyrtarëve serbë. Përderisa presidenti i Serbisë, Boris Tadiq, pas takimit me Hague ka folur për kompromis të mundshëm në përmbajtjen e rezolutës, ministri i Jashtëm serb, Vuk Jeremiq, e ka hedhur poshtë mundësinë që Serbia të tërheqë rezolutën e propozuar në OKB.
“Është i nevojshëm harmonizimi për rezolutën, sepse duhet një rezolutë e re. Andaj Serbia duhet të tërheqë projektrezolutën”, ka thënë Hague në një konferencë të përbashkët me homologun e tij serb, Jeremiq. Mirëpo, shefi i diplomacisë serbe e ka hedhur poshtë mundësinë e tërheqjes së projektrezolutës.
“Tërheqja e projektrezolutës nuk është opsion, mirëpo ne jemi të gatshëm që të bisedojmë me të gjithë, edhe me BE-në, me qëllim që të marrin më shumë mbështetje për rezolutën”, ka thënë Jeremiq.
Që të dy diplomatët kanë thënë se kanë pikëpamje të ndryshme për Kosovën, porse pajtohen për perspektivën evropiane të rajonit.
Paraprakisht komente për ndryshime të mundshme të rezolutës ka bërë edhe presidenti i Serbisë, Boris Tadiq.
“I vetmi kompromis që nuk mund të ndodhë është ai i njohjes së pavarësisë së Kosovës”, ka thënë Tadiq pas takimit që ka pasur me sekretarin e Jashtëm britanik, Hague.
Një ditë para qëndrimit të tij në Beograd, kryediplomati britanik ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi, të cilin e ka siguruar se Britania e Madhe dhe partnerët e tjerë perëndimorë të Kosovës nuk do të pranojnë kurrfarë rezolute që bën thirrje për bisedime për statusin mes Kosovës dhe Serbisë.
Britania e madhe, SHBA-ja, por edhe Franca, janë tri superfuqitë që po e kundërshtojnë me çdo kusht projektrezolutën e Serbisë, e cila bën thirrje për bisedime mes Kosovës dhe Serbisë për, siç thuhet në projektrezolutë, gjetjen e zgjidhjes së përbashkët.
Vizita e kryediplomatit britanik në Beograd pason atë të atij gjerman Westerwele, të bërë ditë më parë po në Beograd, ku pati kërkuar ndryshimin e qasjes së Beogradit karshi rezolutës dhe harmonizimin e projektrezolutës me BE-në.
Diplomatë evropianë të akredituar në Beograd i kanë thënë “Kohës Ditore” në kushte anonimiteti se vizitat e ministrave të jashtëm në Beograd kanë për qëllim që t`i tregojnë diplomacisë serbe për seriozitetin e vendeve të Quintit posaçërisht, në kundërshtimin e projektrezolutës.
Të njëjtat burime kanë shpjeguar se insistimi i ministrave të jashtëm është që Beogradi të pranojë rezolutën e propozuar nga zëvendëspresidentja e BE-së, Catherine Ashton. Në projektrezolutën e saj Ashton bën thirrje për bisedime mes Beogradit dhe Prishtinës, për çështje të “përbashkëta”, ndërkaq në rezolutë thuhet se “është marrë parasysh mendimi i GJND-së, i cili vlerëson se Deklarata e Pavarësisë së Kosovës nuk e ka shkelur të drejtën ndërkombëtare”.
Në kumtesën e tij pas takimit me ministrin e jashtëm britanik, presidenti Boris Tadiq, ka tërhequr vërejtjen se “kompromisi lidhur me njohjen e pavarësisë së Kosovës është i përjashtuar”.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close