Publikuar me datën: Mon, Oct 17th, 2016

Gurët në veshka krijohen për shkak të vitaminës së popullarizuar?

Ka gjithnjë e më shumë raste të shfaqjes së gurëve të veshkave, ndërsa shkencëtarët suedezë pohojnë që fajtore është vitamina C. Është treguar që meshkujt të cilët marrin vitaminë C në tableta të paktën një herë në ditë kanë rrezik më të lartë nga shfaqja e gurëve të veshkave.”Tashmë një kohë të gjatë dyshohet që sasitë e larta të vitaminës C mund të rrisin rrezikun nga gurët e veshkave”, ka thënë udhëheqësja e hulumtimit dr. Laura Thomas nga Karolinska Institut në Stockholm.Shkaku i problemit është që një pjesë e vitaminës së absorbuar C largohet përmes urinës si oksalat, ndërsa kjo është një nga komponentët kyçe të gurëve të veshkave. Kështu gurët janë të përbërë nga kristalet e vogla që mund të krijohen nga lidhja e kalciumit dhe oksalateve.

Gjatë hulumtimit kanë përcjellë për 11 vjet më shumë se 22.000 njerëz të moshës së mesme dhe të vjetër. Në mes tyre ka pasur 907 meshkuj, të cilët çdo ditë kanë marrë shtesa të vitaminës C. Zakonisht doza ka qenë 1000 miligramë vitamina C në tabletë.

Në mes atyre që kanë marrë tableta të vitaminës C, 3,4 për qind gjatë studimit kanë pasur gurë në veshka, derisa të njëjtin problem e kanë pasur vetëm 1,8 për qind e atyre që nuk kanë marrë tableta të vitaminës C.

Ekspertët rekomandojnë që sasitë e nevojshme të vitaminës C mund të merren përmes ushqimit të shëndetshëm. Sa për ilustrim vlen të theksohet që një gotë e lëngut të freskët të portokallit përmban rreth 120 mg vitaminë C.

Ata që në familje kanë raste të shfaqjes së gurëve, duhet të shmangin edhe ushqimin e pasur me oksalate, si kafja dhe spinaqi.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close