Guardiola po krijon imazh fals para publikut

Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho ka thënë se nuk është normale që ish-trajneri i Barcelonës Pep Guardiola në publik po krijon një imazh për veten si trajner të përsosur.
“Nuk është normale që të krijoni pamje për veten sikur të jeni të përsosur, sepse në fund të ditës askush nuk është i tillë. Unë kurrë nuk kanë krijuar imazh për veten si jam trajner i përsosur,” tha portugezi, dhe më pas shtoi se ka fituar tituj në tri ligat më të vështira në Evropë.
“Asnjë trajner nuk ka fituar tre tituj në ligat më të forta Evropiane (Angli, Itali, Spanjë). Kjo është diçka që unë e kam bërë objektivisht. Kjo është arritje e shquar në nivelin profesional dhe personal.”
Jose Mourinho ka shpjeguar se nuk është “i fiksuar” pas Barcelonës.
“Qëllimi im në jetë nuk është që të fitojë kundër Barcelonës. Unë kam humbur kundër Barcelonës dhe humbja e tyre nuk e bën më të trishtuar se sa humbja ndaj Bayernit.”
Portugezit i mbaron kontrata me Real Madridin pas dy vjetëve dhe ka deklaruar se është i lumtur me fitimin e titullit në Spanjë.
“Fitimi i Primeras këtë sezon ishte e rëndësishme, pasi që ndërpremë ciklin e fitoreve të Barcelonës në Spanjë. Unë kam një kontratë me Real Madrid edhe për dy vjet, unë personalisht si dhe familja ime janë të kënaqur me jetën që kemi në Madrid”.