Publikuar me datën: Fri, Mar 15th, 2013

Gruevski: S’i lëmë ta shndërrojnë Maqedoninë në Shqipëri

“Ata duan me qytetarë të shpërngulur para 10, 20 dhe 30 viteve të marrin Kërçovën. Kërçovarë ne kësaj radhe duhet të dalim të gjithë deri në fund dhe ti përgjigjemi se e kujt është Kërçova”, ka theksuar Nikolla Gruevski gjatë fushatës në Kërçovë.

Kryeministri dhe lideri i VMRO-DPMNE, Nikolla Gruevski i ka bërë thirrje maqedonasve që masivisht të dalin të votojnë për zgjedhjet lokale të 24 marsit në komunën e Kërçovës, duke i treguar siç tha ai se e kujt është Kërçova.

Atij këtë mesazh i ka dërguar maqedonasve, për të mbështetur kandidatin e përbashkët dhe të vetëm maqedonas për këtë komunë, përballë kandidatit të vetëm shqiptar, Fatmir Dehari.

Gruevski ka theksuar se nuk duhet lejuar shqiptarët me diasporën të marrin Kërçovën. “Ata duan me qytetarë të shpërngulur para 10, 20 dhe 30 viteve të marin Kërçovën. Do ti sjellin me aeroplanë dhe autobusë. Kërçovarë ne kësaj radhe duhet të tregojmë dhe të dalim të gjithë deri në fund dhe ti përgjigjemi se e kujt është Kërçova dhe t`ia lëmë Kërçovës kërçovarëve, dhe jo dikujt që 20 vite jetojnë jashtë Kërçovës. Kjo komunë do ti mbetet njerëzve që jetojnë këtu. Deharët duan që në mënyrë artificiale të ndryshojnë strukturën demografike duke sjellë diasporën. Unë do të thoja se kjo është jokorrekte, e pandershme dhe joetike. Kjo nuk është asgjë përveç se një etnonacionalizëm. Andaj nuk guxojmë që të lejojmë Deharin të na rrënojë paqen, andaj duhet që pasivisht të dalim në votime dhe të përkrahim kandidatin Despotovski dhe listën e përbashkët”, theksoi Gruevski.

Kryeministri dhe lideri i VMRO-DPMNE ka theksuar se nuk do të lejohet të kalojë asnjë lloj tentimi për parregullsi eventuale.

“Po dëgjoj se ka pasur muhabete, kanë menduar që përmes postës të dërgojnë pasaporta dhe letërnjoftime dhe në emër të tyre të votojnë të tjerë. Unë dua ti bëjë me dije se kjo nuk do të kalojë. Këtu, jo dy apo katër, por do të hapen 16 sy në ditën e votimit më 24 mars”, theksoi Gruevski.

Ai nënvizoi se askujt nuk do t’i lejohet që Maqedoninë ta shndërrojë në Shqipëri, transmeton INA.

“Më kanë ardhur mbi kokë presionet dhe kërcënimet nga Deharët që Maqedoninë e shohin si Shqipëri. Ai na dërgoi porosinë dhe ëndrrën e tij. E dëgjuam edhe Mexhitin, i cili e plotësoi Deharin. Andaj më 24 mars, edhe të shëndoshët edhe të sëmurët, edhe të rinj edhe pleqtë, burra e gra, çdo shtëpi një nga një të dalin të votojnë dhe ti tregojmë se kjo ka qenë dhe do të mbetet Maqedoni. Nuk do të lejojmë askend që Maqedoninë ta bëj Shqipëri, as Deharit, as Mexhitit, sepse kjo nuk është pjesë e Marrëveshjes së Ohrit dhe nuk do të kalojë. Shqipëria Etnike në Maqedoni nuk do të mundet as tani por asnjëherë edhe në të ardhmen. Këtu do të jemi”, theksoi Nikolla Gruevski.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close