Publikuar me datën: Fri, Feb 25th, 2011

Gruevski këmbëngulës të ndërtojë kishën në Kala

Shkup, 25 shkurt – Deklarata e kryeministrit Nikolla Gruevski se kisha në Kalanë e Shkupit do të ndërtohet, tregon se ai nuk dëshiron harmoni multietnike dhe multikulturore në Maqedoni, shkruan sot “Lajm”.
Lëvizja Qytetare “Zgjohu” është e mendimit se kokëfortësia e kryeministri Gruevski i ka kushtuar Maqedonisë vonesë në anëtarësim në NATO dhe devijim nga rrugët e këtij vendi për në BE. “Kjo kokëfortësi na ka shty në izolim të gjithëmbarshëm dhe kjo kokëfortësi me ndërtimin e objekteve që nxisin urrejtje ka vetëm një mesazh, se Gruevski nuk dëshiron harmoni multietnike dhe multikulturore në Maqedoni”, vlerëson “Zgjohu”. Kjo lëvizje është e bindur se Gjykata Kushtetuese do ta vlerësojë ndërtimin e kësaj kishe me mjete buxhetore si jo kushtetues për arsye se qeveria në këtë mënyrë favorizon vetëm një komunitet fetar duke krijuar pabarazi mes komuniteteve fetare si dhe për arsyen tjetër se Qeveria po përzihet në çështje fetare, gjë që është rreptësisht e ndaluar me Kushtetutë. “Këto dy elemente ishin të suksesshme edhe në betejën tonë për të parandaluar ndërtimin e kishës në sheshin e Shkupit, mbi themelet e shtëpisë së Nënë Terezës dhe jemi të bindur se këto elemente, Gjykata Kushtetuese do ti marrë parasysh dhe do të vendosë në favorin tonë”.

Ndërsa publicisti Xhabir Ameti thotë se fajtorë për këto veprime të kryeministrit janë partitë politike shqiptare. “Diçka që është nisur do të bëhet, shqiptarët nuk bëjnë asnjë marrëveshje me partnerin e koalicionit, kështu që partneri i tyre vendos vetë. Ata kanë zgjedhur rrugën e heshtjes Heshtja është metodë e punës së tyre, prandaj edhe e kanë mbështetjen e ambasadorëve të huaj, apo faktorit ndërkombëtar, i cili është i interesuar që të ketë vetëm qetësi, edhe me çmimin e dëmit të madh që u bëhet shqiptarëve”, thotë ai Sipas tij shqiptarët së pari duhet të bëjnë kompromis mes vetes dhe ti afrojnë potencialin intelektual që e kanë rreth vetes.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close