Publikuar me datën: Sun, Jun 19th, 2011

Greqia s’lejon hyrje për çamët

Tiranë, 19 qershor – Një i moshuar nga Vlora, i lindur në Gumenicë më 1937, nuk është lejuar të udhëtojë drejt Greqisë për të parë fëmijët e tij, vetëm për shkakun se ka lindur në Çamëri. Xhelal Hajrulla u ndalua dy herë me radhë në Kapshticë dhe Kakavijë, vetëm për arsye të prejardhjes së tij.

Gjatë një interviste dhënë Top Channelit, ai tha se në Kapshticë i thanë se ndalohej me urdhër të qeverisë greke dhe në raportin për kthimin e tij u shtua se ishte i rrezikshëm në disa shtete të BE-së.

“U nisa nga Kapshtica për të vajtur për të takuar fëmijët në Athinë. Kur shkova në Kapshticë dogana greke më tha që kemi dy ditë që e kemi të ndaluar me urdhër qeverie për të mos kaluar ata që kanë lindur në Çamëri. I padëshirueshëm për rendin publik në Greqi dhe person i rrezikshëm në disa shtete të Evropës, për mua”, tha Xhelali.

Ndërsa shefi i doganës greke të Kakavijës e ka shtuar më tepër dozën e urrejtjes, duke i thënë se Çamëria ka vdekur.

“Më merr dhe më çon tek shefi i doganës greke. U ula në stol. Pasi pa pasaportën, ai më tha hajde këtu. Çamëve, më tha, do t’u presim kokën se Çamëria, më tha, ka vdekur”, tregon i moshuari.

I moshuari i ka bërë apel Ministrisë së Jashtme që të ndërhyjë për të bërë zgjidhje për rastet e shumta ndaj shtetasve shqiptarë me origjinë çame, si dhe i bëri thirrje PDIU-së të protestojë në lidhje me këto akte.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close