Publikuar me datën: Mon, May 23rd, 2011

Gjukanoviqi: Serbia ta kuptojë se Kosova është e pavarur

Budva, 22 maj – Lideri i partisë në pushtet në mal të Zi, DPS, Millo Gjukanoviq la vlerësuar të dielën se një nga problemet në Ballkan është Serbia për shkak të Kosovës, duke shtuar se ky problem do të mund të zgjidhej nëse Serbia e kupton se Kosova është e pavarur.
Duke folur në konferencën ndërkombëtare për ardhmërinë e Ballkanit, që ka filluar sot në Beçiq të Budvës dhe ku po merr pjesë edhe ish-presidenti amerikan, Bill Clinton, Gjukanoviqi tha se për zgjidhjen e problemit ndërmjet Serbisë e Kosovës duhet ndihmuar asisoj që Beogradi ta kuptojë se është i pamundshëm revidimi i kufijve dhe se Kosova është e pavarur. Ai shtoi se Serbia duhet të fokusohet në ardhmërinë e vet, e ajo është perspektiva evropiane e saj.
“Nëse jo lokomotivë, Serbia duhet të jetë diku në fillim të kompozicionit të trenit. Nëse gjendet në fund të kompozicionit, siç është tash, kjo ngadalëson… Është me rëndësi që Serbia t’i kthehet ardhmërisë së saj, kurse Kosova të fokusohet në pavarësinë e saj, në funksionimin e institucioneve, vendosjen e sundimit të ligjit, respektimin e të drejtave të njeriut dhe të pakicave”, tha Gjukanoviq.
Ish-presidentët e Sllovenisë dhe Kroacisë, përkatësisht Millan Kuçan dhe Stjepan Mesiq, si dhe Millo Gjukanoviq janë pajtuar sot se çështja e Bosnjë-Hercegovinës është çështje kyç nga zgjidhja e së cilës varen stabilizimi i rrethanave në rajon dhe tempi i integrimit të rajonit në BE.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close