GJND ende pa “fryt”

Përkundër paralajmërimeve të zyrtarëve të Qeverisë së Republikës së Kosovës se menjëherë pas opinionit pozitiv të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, vendin tonë pritet ta njohin një numër i madh shtetesh, megjithatë gati një muaji pas këtij opinioni ende nuk janë dhënë “frytet” e para, raporton sot gazeta Zëri. Madje siç shkruajnë mediet serbe, njohjet e Kosovës janë bllokuar për shkak të ofensivës diplomatike të shtetit serb kundër njohjes së pavarësisë.
Nga ana tjetër, zyrtarë të Ministrisë së Punëve të Jashtme nuk kanë dashur t’i komentojnë këto shkrime duke thënë se Republika e Kosovës është duke e bërë punën e saj sa i përket njohjeve.
“Ne nuk kemi pse të komentojmë raportimet e medieve serbe. Ne vazhdojmë punën
tonë si zakonisht”, është shprehur shkurt këshilltarja për medie e Ministrisë të Punëve të Jashtme të Kosovës, Albana Beqiri, raporton Zëri.
Ibrahim Gashi nga Aleanca Kosova e Re, vlerëson se megjithatë, angazhimi i diplomacisë serbe deri në këtë nivel mund të ketë edhe efektshmërinë e vet sa i përket mosnjohjes së Kosovës duarkryq, por ka lobuar për mosnjohje te shtetet që kanë
qenë gati ta njohin pavarësinë e Kosovës. Dhe sigurisht që kjo nuk kalon krejtësisht pa efekt”, është shprehur Gashi.
Krejt ky lobim për mosnjohje të Kosovës, sipas Gashit, është bërë në prag të shqyrtimit të draft-rezolutës së Serbisë për Kosovën, që do të ndodhë më 14 shtator të këtij viti.
“Qëllimi i Serbisë është që në këtë kohë të mos ketë njohje apo numri i tyre të jetë sa më i vogël”, është shprehur ai.
Se do të duhej të ekzistonte një strategji e tillë është shprehur edhe Krenar Gashi nga institute KIPRED. “Nëse vazhdohet me mosnjohje të tilla, atëherë është e kuptueshme që diplomacia serbe ka qenë më e suksesshme karshi diplomacisë kosovare.
Suksesi i lobimit apo e kundërta shihet tek njohjet apo mosnjohjet në tre muajt e ardhshëm”, është shprehur Gashi.