Publikuar me datën: Sat, Mar 20th, 2010

Gjermanët hulumtojnë gjurmët e periudhës iliro-romake në Suharekë

“www.mitrovica.se”Suharekë, 20 mars – Institutit Arkeologjik i Gjermanisë, në bashkëpunim me Institutin Arkeologjik  të Kosovës, të premten kanë bërë matjet gjeofizike në lokalitetin arkeologjik iliro-dardan në Reshtan të Suharekës, ndërsa të dielën do të bëjnë incizimin e njëjtë mes Mushtishtit dhe Sopisë, ku supozohet se ka ekzistuar një lokalitet i periudhës romake.

Milot Berisha, arkeolog në Institutin Arkeologjik të Kosovës, ka bërë me dije për “Kohën Ditore”, se në bazë të një memorandumi mes Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Instituti Arkeologjik i Gjermanisë, është duke bërë incizimet gjeofizike me teknologjinë e fundit të këtij lloji në 25 lokalitet në mbarë Kosovën, në mesin e tyre edhe këto dy lokalitete në Komunën e Suharekës.

Arkeologu Berisha, ka bërë të ditur se në Reshtan, është një lokalitet arkeologjik shumë shtresor, që pas analizimit të këtyre të dhënave nga incizimet, do të bëhet e ditur më saktësisht se çfarë përmban.

Ndërsa, i ka bërë të ditur se të dielën do të bëhen incizime të njëjta edhe afër Mushtishtit, ku në bazë të dhënave që kanë, mes Populani, Mushtisht dhe Sopisë, mendohet se ka ekzistuar një lokalitet i madh në periudhën romake.

Demir Zekolli, menaxher i Trashëgimisë Kulturore në Suharekë ka bërë të ditur se para 20 vitesh në këtë zonë në vendin e quajtur Plavanica është gjetur një Pitos, apo qyp, që mendohet se i përket asaj periudhe.

Ndërkaq,  Zekolli ka bërë me dije se në Reshtan, gjatë viteve të 60-ta janë bërë hulumtime, por rezultat e hulumtimet dhe të gjitha dokumentacionet e shënimet që janë bërë në këtë lokalitet, ai ka thënë se sistemi i kaluar i ka marr me vete në Beograd dhe nuk gjenden në dorë të autoriteteve vendore.

Ndërsa, në këtë aksion, arkeologët nuk kanë mundur të bëjnë incizimet në Shirok të Suharekës, në vendin ku Komuna e Suharekës ka vendos të bëhet Zona Industriale, shkaku i mbetjeve të mëdha inerte që ende nuk i ka larguar pushteti lokal.

Berisha ka thënë se me instrumentin që janë duke bërë incizime nuk mund të punohet aty ku ka mbetje inerte me përmbajtje metalike ngase nuk mund të korret rezultat.

Pas vendimit të KK-së së Suharekës për vendosjen e Zonës Industriale në vendin ku supozohet se ka vlera arkeologjike, arkeologët e kishin reaguar duke ngrit shqetësime se mund të shkatërrohen këto vlera nëse vendoset të punohet mbi atë lokalitet.

Ndërsa arkeologu Berisha ka thënë se në muajin korrik dhe në vjeshtë, prapë do tu vijnë në ndihmë Institutit Arkeologjik i Gjermanisë, përmes këtyre incizimeve, dhe se deri në atë kohë duhet që Komuna e Suharekës të largon mbeturinat inerte që paraqesin pengës për këto incizime.

Komuna e Suharekës ka shumë lokalitete arkeologjike të regjistruara, të dëshmuara apo supozuara. Kultura materiale arkeologjike e Hisarit, Reshtanit, Studençanit, Kastërci, Peçanit, Bllacës, Dubiçakut, Shirokës etj. tregon vazhdimësinë e jetës prej Paleolitit deri në ditët e sotme.

Në fshatin Shirokë, në jug të Suharekës, sipas ekspertëve gjendët Nekropoli Tumular dhe në të djathtë të rrugës Therandë-Prizren gjendeshin dy tuma, ndërsa në anën e majtë të rrugës dy grupe prej tri tumash.

Në afërsi të nekropolit të Shirokës gjendet vendbanimi ilir i quajtur Hisari i Therandës dhe tumat e Dubiçakut. Mësohet se Nekropoli i Shirokës daton në shek. VIII-VII para Krishtit. Në këtë vendbanim ilir mendohet se janë zhdukur afro 22 tuma ilire gjatë hapjes së djerrinave për zhvillimin e wvreshtarisë nga sistemi i kaluar.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close