Publikuar me datën: Wed, May 15th, 2013

Gjatë qëndrimit dje në Mitrovicë, kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi u ka thënë strukturave të PDK-së në këtë qytet se Banka Islamike i ka akorduar Kosovës 60 milionë dollarë me dedikim për ndërtimin e autostradës nga Prishtina në Mitrovicë. “Qeveria e Kosovës ka arritur marrëveshje me Bankën Islamike për një kredi prej 60 milion dollarësh, të cilat do të investohen në autostradën Mitrovicë-Prishtinë”, cituan mediet kryeministrin të ketë deklaruar dje në qytetin buzë Ibrit. Siç dihet, Autostrada “Ibrahim Rugova”, që sipas projektit të parë duhet të shtrihet nga Vërmica në Merdar, shmangte Mitrovicën, si njërin nga qytetet e rëndësishme të vendit.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka filluar vizitën e tij zyrtare në Bullgari me takimin që ka zhvilluar sot në Sofje me homologun e tij, Kryeministrin e Bullgarisë, Marin Raykov, si dhe është pritur edhe nga presidenti i Bullgarisë, Rossen Plevneleiev, njofton Kryeministria.

Bashkëbiseduesit kanë vlerësuar lartë nivelin e marrëdhënieve mes dy shteteve, si dhe kanë diskutuar për thellimin e këtyre marrëdhënieve, si në rrafshin politik, ashtu edhe në rrafshin ekonomik.

Kryeministrit Raykov në takimin me Kryeministrin Thaçi ka përshëndetur arritjen e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë, si dhe ka vlerësuar lartë kontributin e institucioneve të Republikës së Kosovës në këtë proces.

Në këtë kuadër, të dy kryeministrat janë pajtuar që në të ardhmen e afërt të nënshkruhet një memorandum i bashkëpunimit lidhur me mbështetjen në kuadër të procesit të integrimit evropian.

“Bashkimi Evropian mbështet perspektivën evropiane të Kosovës. Presim që së shpejti edhe 5 vendet e BE-së ta njohin pavarësinë e Kosovës. Këto vende e kanë mbështetur dhe përkrahur planin e presidentit Ahtisaari, mbi të cilin është shpallur pavarësia e Kosovës. Andaj, presim që këto vende të lëvizin shumë shpejt drejt njohjes së Kosovës, sepse nuk kanë më asnjë arsye të zvarrisin këtë proces. Po këto vende e mbështesin fuqishëm agjendën tonë evropiane“, theksoi Kryeministri Thaçi, pas takimit.

Ndërsa, Kryeministri i Bullgarisë, Marin Rajkov pas takimit me Kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi tha se Bullgaria do ta mbështesë fuqishëm Kosovën në rrugën e integrimeve evropiane.

Rajkov tha se me kryeministrin Thaçi kanë diskuatuar rreth forcimit të bashkëpunimit ndërshtetëror në të gjitha fushat, të cilat janë me interes për të dyja vendet.

Kryeministri i Bullgarisë, Marin Rajkov duke folur rreth marrëveshjes së arritur në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë, tha se me këtë marrëveshje u sigurohet e ardhmja evropiane të dyja vendeve.

Po sot, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi është pritur në një takim të veçantë nga Presidenti i Bullgarisë, Rosen Plevneliev.

Dy bashkëbiseduesit i kanë vlerësuar lartë marrëdhëniet ndërshtetërore mes Kosovës dhe Bullgarisë dhe kanë shprehur gatishmërinë që këto marrëdhënie të thellohen në fushat me interes të përbashkët.

Kryeministri Thaçi në takimin me presidentin Plavneliev ka marrë premtimin për mbështetjen e fuqishme të Bullgarisë për Kosovën në fushën e integrimeve evropiane.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close