Publikuar me datën: Wed, Jun 6th, 2012

Gjaku i dëshmorëve të kombit dhe kontributi i veprimtarëve kombëtarë u bë urë bashkimi në mes të Shqiptarëve


 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Gjaku i dëshmorëve të kombit dhe kontributi i veprimtarëve kombëtarë u bë urë bashkimi në mes të Shqiptarëve

 

Nga Nue Oroshi
Kieli i Gjermanisë të shtunën e kaluar, me 2 Qershor 2012, ishte mikpritës i qindra bashkatdhetarëve shqiptarë anë e kënd Gjermanisë së Veriut. Aty nga mbarë Shlesvig Holshtajni, Hamburgu, Bremeni dhe Nidersakseni kishin ardhur shqiptarët që së bashku të marrin pjesë në këtë Akademi përkujtimore, e, u mbajt me 2 Qershor 2012, me rastin e 13 vjetorit të rënjes heroike të dëshmorëve të kombit: Ramadan Çerkin Peci-Dani, Gaspër Karaqi dhe profesor Jetullah Islami. Kjo Akademi e madhe përkujtimore organizohet nga Shoqata Shqiptare „Jetullah Islami“, e cila ka tetë vite që po e zhvillon aktivitetin e saj kombëtar, kulturor dhe po shërben si urë lidhëse në mes të dy kulturave të lashta, -asaj shqiptare dhe asaj gjermane. Koncepti programor i Akademisë ishte rregulluar që këtu të përkujtohen edhe veprimtarët kombëtarë Ali Ademi, Ali Morina dhe Xhafer Nuha.Që në fillim të pranishmit i përshëndeti nënkryetari i Shoqatës z.Sefedin Shosholli, i cili pasiqë iu uroi mirëseardhje tha: …se, sot e trembëdhjetë vjet më parë në altarin e lirisë, me pushkë në dorë ra për të mos vdekur kurrë, dëshmori i kombit profesor Jetullah Islami.
Më pas dy moderatorët e programit, Floriana Igrishta dhe Edita Bilalli ftuan ligjeruesin e parë, studiuesin dhe veprimtarin Selman Etemin i cili ndër të tjera tha:
Mund të themi se, nga trima të dëshmuar në të mirën e kombit si dhe nga trimëreshat, lindën veç herojë e heroina që i dulen zot atdheut kur kerkonte nevoja. Një dhuratë të tillë patëm edhe të madhin Dëshmor Ramadan Çerkin Pecin-Danin, i cili u lind më 19.10.1973 në Mitrovicë. Rinia e tij nuk i ishte krejtësishtë e rendomtë. Sepse, ishte kohë që bartëte në vete plagët që lëndonin rininë e tij. Pesha e dhunës ndaj prindit nga pushtuesit vetëm sa shkonte e shtohej dhe ishte e pandashme. Babë kishte Çerkinin, që survejohej në çdo hap nga satrapët pushtetarë sllavë dhe shërbëtorët shqipfolës të tyre.
I madhi Dëshmor Dani, filloren e kreu në vendlindje. Arsimin e mesëm e përfundoi në shkollën ekonomike “Avdullah Shabani“ poashtu në Mitrovicë. Si nxënës i shkëlqyeshëm që ishte, e bënte të dallohej nga shumë të tjerë. Përsonaliteti i tij, edhe pse në moshë të re, kombëtarisht ishte i kompletuar. Kjo vërehej dhe qmohej edhe nga shumë mësimdhënës. Kjo reflektohej edhe në raport dhe sjellje me të tjerët. Tek shumë të rij dhe të reja, nxënës, mbillte dhe thellonte ndjenjën dhe vyrtytin e pastër kombëtar. Për mendjën e tij të qiltër dhe zgjuarësinë që kishte, e shkurtër ishte Poema e Vaso Pashës “O moj Shqypni, e mjera Shqypni” të cilën e ditke të tërën përmendësh, derisa edhe letrarë, apo mësimdhënës qofshin ata, kishte që nuk guxonin ta zbërthenin e lërë ta thonin rrjesht për rrjesht, sikur që e bënte Dani. Çdoherë, që nga mosha e hershme rinore ishte i dalluar kombëtarisht. Nga vitet më të hershme rinore, në zemër dhe mendje kishte formimësinë tamam kombëtare. Edhe në aspektin mësimor korrte suksese diturie. Jo vetem për pasion, por për dashurinë për kulturën, kombin dhe atdheun, çiftëlija i ishte e pandara e tij. Përmes çiftëlisë së tij këndoheshin këngë trimash e trimëreshash më më zë të Kombit. Qëllim kishte, që çdogjë shqipe të ruhej por dhe të kultivohej. Se, edhe kënga dhe çiftëlija ishin ruajtës dhe shpërndarës të ndjenjës kombëtare tek të tjerët. Është për t’u veçuar, se në atë moshë të re që ishte, pos gjuhës së vet amëtare shqipe i zotëronte edhe tri gjuhë tjera: atë të anglishtës, holandishten dhe gjermanishten.
Por ditët e mësimzënjës në shkollë të mesme ekonomike ia ndërpret rasti i thyrjes së fotografisë së satrapit Tito. Ky ishte rast dhe shkak, që Dani të përjashtohej nga shkolla. Dëshira për arsimim të mëtejmë, e, i cili iu nda në gjysmë, vendosi që të kaloi në Shqipëri dhe atje të vazhdoi shkollimin e mbetur të pa përfunduar. Por, ndodhi ajo që s’pritej të ndodhte. Pas shumë përipetive dhe vështirësive kalon në Shqipëri. Atje i ndodhi e kundërta e asaj që priste. U gënjy nga ajo që e kishte pritur. Danin e hidhëruar tejmase, organet e sigurimit të shtetit amë, pasi që e mbajnë të mbyllur, tradhëtisht e kthejnë prapa në Kosovë, ku më pastaj pasojnë maltretimet çnjerëzore ndaj tij. Andaj, edhe kjo iu shtua vuajtjeve të tija të radhës. Të atyre vuajtje që ende i ndjente në vete. E sidomos e mundonte vuajtja e babait Çerkin nëpër pushtuesit sllav. Por të gjitha këto e bënin më të pasur dhe të fortë në shpirtë. Që, një ditë do vijë koha, për të gjitha këto Dani do të merr hak.
Kur Kosova ishte në rrezikun më të madh, rrezik që të zhbëhej e tëra, edhe si tokë dardane, Ramadan Çerkin Peci – Dani vullnetarisht veshë uniformën e UÇK-ës, dhe u gjend në logun e trimave atdhetarë. Këtë e kishte pritur kohë të gjatë. Biles, edhe tani për të ishte me vonesë, sepse një përgaditje të tillë (për luftë) shumë kohë më parë e kishte vërejtur tek babai i vet, Çerkini. Kushtrimi për atdheun i ishte i shumëpritur, sepse i erdhi koha që ta përmbushë misionin e tij për çlirim dhe pavarësi. Kyqja e tij në luftë të UÇK-ës, daton prej 20.10.1998 dhe zgjati deri në momentin kur dhe bie Dëshmor, mu në vijën e frontit, në vendin e quajtur Kodra Kolena, më 28.05. 1999. Ishte ushtar shumë i dalluar, dhe luftën e vet e bëri si ushtar i Brigadës 142 të Zonës Operative të Shalës, perfundon z Etemi. Ligjeruesi i dytë në këtë akademi studiuesi dhe publicisti Avni Bilalli foli për jetën dhe veprën e dëshmorit Gaspër Karaqi ndër tjera tha: Shpirti i Gaspër Karaqit ishte një shpirt atdhetari që nuk pushoi asnjëherë së kënduari lirinë e popullit të tij. Atë liri për të cilën gjatë shekujve u sakrifikuan breza të tërë. Edhe Gaspri gjatë 38 vjetëve të jetës së tij ishte në shërbim të lirisë së atdheut… Rruga që ndoqi ai ishte një rrugë e shenjtë, të cilën e vazhduan me mijëra të rinj e të reja anekënd atdheut …” Nga ky citat i marrë nga monografia e autorit Besim Muhadri kushtuar dëshmorit të Kosovës, Gaspër Karaqi, po i them disa fjalë për veprimtarinë Kombtare të këtij dëshmori të kombit. Hasi përgjithësisht ka qenë një regjion karakteristik shqiptar. Ai përveç që ka dhënë veprimtarë kombtarë, të cilët janë sakrifikue për lirinë e kombit shqiptar e ka patur edhe një barrë të rëndë gjatë një shekulli të Pavarsisë Shqiptare. Hasi ka qenë i ndarë në dy pjesë, njëra i ka takuar Kosovës e tjetra Shqipërisë. Pra, janë ndarë vëllai nga vëlla, nipi nga daja e miqt në mes veti. Në këtë pjesë të Shqipërisë Etnike pikërisht në vitin 1961, në fshatin Ujz, u lind atdhetari, poeti e mësuesi Gaspër Karaqi. Gaspri ishte mësues në shkollën e Bishtazhinit, ku përveç mësimit, ai organizoi edhe shumë aktivitete tjera edukative, kulturore dhe sportive me nxënësit e shkollës dhe rininë hasjane. Me shumë shokë dhe intelektualë Hasjan e nxjerrin gazetën „Etja“, pikërisht ditën e flamurit më 28 Nëntor 1991, ku përmes kësaj gazete, shfaqëshin të gjitha preokupimet dhe organizimet e rinisë hasjane dhe të tjera. Gaspri, posa ishte student në Prishtinë, muar pjesë pa ndarë në demostratat e studentëve të vitit 1981. Ai ishte edhe i burgosur politik. Ishte pjesëmarrës dhe organizator i pajtimeve të gjaqeve në trevat hasjane. Kur në mbarë Kosovën bëheshin përgaditjet për luftë, në këtë qëndresë heroike ishin të organizuar edhe djemt e Hasit. Kështuqë edhe në Has, ku jetonte Gaspri. u themelua Shtabi Regjional i Hasit, ku edhe ky atdhetar më shumë shokë bënë betimin e parë, në mars të vitit 1998, në fshatin Damjan. Secili prej shokëve që kishin urdhërat komanduese e kishin pseodonimin e vet, që e kërkonte lufta, kështu që edhe Gaspri e merr një emër të veçantë, i quajtur “Habibi“, me të cilin emër ishte prezentue edhe kur ishte mërgimtar në Libi dhe Egjypt, e, të cilin emër e pëlqeu edhe në luftë. Ai ishte ndër të parët që iu bashkua radhëve të formacionit të celulave të para të UÇK-ës, në regjionin e Hasit. Gaspri me shumë shokë luftëtar të Hasit dhe regjioneve të tjera, organizuan bartjen e armëve prej Shqipërië, dhe shpërndarjen e tyre deri te luftëtarët shqiptarë të lirisë. Ishte viti 1999, Gaspri bënte përcjelljen e shumë ushtarëve të Hasit, deri në fshatin Reti, një vend në komunën e Rahovecit, ku këta ushtarë përgaditëshin me teknikën informative dhe ushtarake, për të luftuar kundra armikut serb. Ushtria, policia dhe paramilitarët serb i kishin zënë pothuaj se, të gjitha pozicionet kyqe të rrugëve kryesore në gjitha udhëkryqet e qyteteve dhe fshatrave të Kosovës, ashtu dhe pozicionet ku vepronte Gaspri me shokët e tij, ishin të përforcuara nga forcat serbe, mu në Kodër të Gradishit, ku në një pusi, në mes fshatit Bistrazhin dhe Ujëz, atdhetarit Gaspër Karaqit ia marrin jetën, në janarin e vitit 1999, duke u kthyer gjatë një aksioni. Në vazhdim për jetën, veprën dhe rënjën heroike të profesor Jetullah Islamit foli historiani Nue Oroshi, ku ndër të tjera tha: Njerëzit e mëdhenjë në jetën e tyre sublime të gjakimit për jetë gjatë shtegtimit të dritjetës, deri në shtegtimin e dritëvdekjes, veçohen me tipare, cilësi, atdhedashuri, flijim për të vërtetën, sakrifikim për të drejtën e kombit dhe atdheut. Njëri ndër njerëzit e mëdhenjë të kombit hyn edhe atdhetari, mesuesi, profesori, edukatori dhe komandanti i UÇK-së profesor Jetullah Islami. Jetullahu u lind më 14.06.1950 në fshatin Dyz të komunës së Besianës (Pudujevës). Shkollën fillore e kreu në vendlindje, e të mesmen në Podujevë, ndërsa studimet univerzitare i kreu në Univerzitetin e Kosovës në Prishtinë, drejtimi Histori, kurse ato posdiplomike në drejtimin e kohës së Re. Punoi si arsimtar. Pas vitit 1981 për shkak të veprimtarisë patriotike largohet nga procesi edukativo arsimor, detyrë e cila i mohohet deri në fillimin e viteve të nëntdhjeta kur bëhet Pavarësimi i Arsimit shqip në Kosovë. Me pas e kreu detyrën e Drejtorit të Shkollës Fillore në fshatin e ti të lindjes në Dyz të Besianës. Pas shpërthimit të demostratave të vitit 1981 Jetullahu për shkak të organizimit të këtyre demostratave dënohet me disa muaj burgim, por falë qëndresës së shokëve dhe të tij personale duke mos e zbuluar njëri tjetrin, ata shpëtojnë vetëm me disa muaj burgim për mungesë të fakteve. Në vitin 1991, me rastin e formimit të bërthamave të para ushtarake të Kosovës Jetullah Islami zgjidhet udhëheqës i formacioneve ushtarake në Podujevë për ta mbrojtur Kosovën. Për herë të parë po e bëj publik një fakt të një qëndrese dhe organizimi ushtarak që kishte bërë profesor Jetullah Islami në vitin 1991, dhe, që personalisht vet ma dëshmoi në nëntor të vitit 1997 në Kiel të Gjermanis. Me rastin e disa bastisjeve që kishin ndodhur dhe që vazhdonin të ndodhnin në fshatrat Dyz dhe Bellopojë, dëshmori i Kombit Jetullah Islami nuk pranoi nënçmimin që iu bëhej shqiptarëve në këtë kohë por organizoi në armë këto fshatra dhe iu dolën në pritë policisë serbosllave. Pas një qëndrese të forte, forcat policore serbe u thyen, mu në mes të fshatrave Dyz dhe Bellopojë. Policia serbe i bie në gjurmë se kush ishte ideatori dhe organizatori i kësaj qëndrese. Ku, pas rënjes nëpër burgje të një pjese të veprimtarëve kombëtar që krijuan formacionet e para ushtarake për mbrojtjen e Kosovës, si dhe arratisjes së një pjese të tyre për në Shqipëri, qëndrimi legal i rrezikohet, prandaj ai kalon në Ilegalitet. Jetullahu në vitin 1994, me sugjerimin e shokëve miqëve dhe bashkëveprimtarëve më të afërm shkojnë në Shqipëri dhe pas një viti qëndrimi në Shqipëri në vitin 1995 vjen në Gjermani, ku vendoset në Kiel. Me formimin e nëndegës së LDK-së në Shlesvig Holshtajn profesor Jetullah Islami zgjidhet antar i kryesisë së kësaj nëndege si dhe Delegat i degës së LDK-së në Gjermani. Ku së bashku me shokët dhe miqtë e tij bënë organizime të shumta kombëtare, ku vlenë të veçojmë organizimin e tri Demostratave të mëdha të mbajtura në Kiel të Gjermanisë, si dhe pjesëmarrjet e shumta në protesta dhe demostrata në mbarë Gjermaninë. Gjithashtu duke e parë nevojën e edukimit të brezave të rinjë, edhe jashtë Kosovës ai punoi për disa vite mësues i mësimit plotësues të gjuhës shqipe në Kiel të Gjermanisë. Me shpërthimin e luftës së hapur në Kosovë në vitin 1998, Jetullah Islami e la Gjermaninë dhe hyri në radhët e UCK-së, i cili luftoi me armë në dorë deri në rënjen heroike me 2 Qershor 1999, -vetëm dhjetë ditë para lirisë së Kosovës, duke lënë si testament brezave atdhedashurinë, besën dhe burrëninë, por edhe mësimin se si duhet të punohet e luftohet për atdheun dhe kombin e robëruar, përfundon ligjerimin e tij Z Oroshi. Emocionuese ishte edhe ligjerata për veprimtarin e madh të qështjes kombtëre bacën Ali Ademi, i cili kishte ndihmuar shumë edhe për organizimet kombëtare të shqiptarëve të qytetit të Kielit. Me këtë temë u paraqit z Kujtim Hoti, i cili duke evokuar kujtime për veprimtarinë e Ali Ademit, tha se: E kam vështirë të flasë për bashëkveprimtarin e qështjes Kombtare bacën Ali Ademi, dhe vërtet kam emocione të forta. Ali Ademi lindi me 12. 07.1945 në fshatin Pestovë, rrethi i Vushtrrisë. Mësimet e para i bëri në vendlindje, por që shumë shpejt u përball me pengesat që ia ndaluan të zgjerojë dijen prej intelektuali. Familja e tij, ishte detyruar të bëhet “muhagjer”, pasi të parët e Aliut i kishin ndjekur nga tokat e veta prej Mollës së Kuqe, rrethi i Toplicës. Edhe në Kosovë kjo familje ishte halë në sy të armikut, kështu që nuk e lejuan të shkollohet. Prandaj qysh në vitin 1968, ai i merr rrugët e mërgimit, në Austri, ku filloi të punojë dhe jetojë në kushte të rënda. Ali Ademi për 18 vite nuk u takua me të afërmit e tij. Mbeti pa e vizituar Pestovën, të cilën aq shumë e kishte dashur dhe për të cilën sakrifikoi më shumë se tri dekada pa u hamendur kurrë për veprimtarinë e tij kombëtare. Aliu bashkë me disa veprimtarë në Janar të vitit 1990, ishte anëtar i këshillit nismëtarë për formimin e Degës së LDK-së në Gjermani. Ku pas konsolidimnit të Degës nuk pranoi të zgjidhet në organet udhëheqëse, duke propozuar shokë të tjerë. Por, Ali Ademi e pa Kosovën e çliruar për të cilën kishte punuar një jetë të tërë. Ai, të gjitha fitimet materiale por edhe shëndetin e tij e la për t’i dalur në mbrojtje çështjes kombëtare. Baca Ali ishte i afërt dhe shumë i komunikushëm me shqiptarët në Gjermani, dhe ka marrë pjesë në të gjitha veprimtaritë kombëtare në mbarë Gjermaninë por edhe më gjërë, -në mbarë Evropën, përfundon z.Hoti. Kurse z.Bahtie Berisha, duke folur për veprimtarinë e atdhetarit Ali Morina, tha: Ali Morina migroi shumë herët në Gjermani. Pra, ishin vitet e shtatëdhjeta (70-ta) kur ai vendoset në Gjermani, kryesisht në Hamburg. Në këtë qytet metropolitan gjithmonë ishte në të mirë të mergatës shqiptare. Pothuajse, ishte në ballë të shumë aktiviteteve, qoftë sportive e kulturore por dhe kombëtare. Ishte njëri ndër themeluesit e Klubit “Kosova”, ne vitin 1977, në Hamburg. Ky Klub ishte burim i shumë aktiviteteve në të mirë të Kombit shqiptar në përgjithësi. Ishte kontributdhënës dhe pjesëmarrës gati në çdo lloj aktiviteti që organizohej në Hamburg dhe rrethinë. Në çdo rast ishte ndihmëdhënës, qoft edhe në ato raste individuale tek mërgimtarët shqiptarë. Ishte i afërt më çdokënd. Afria e tij ishte shembull për ne të gjithë. Kur ishte në pyetje për Kombin, qoft në Kosovë, Shqipëri apo në Maqedoni, gjithmonë ishte ndër të parët. Pra, shumë aktivitete të Klubit Shqiptar “Kosova” në Hamburg ndërlidhen edhe me emrin e të madhit Ali Morina. Gjatë kohës së Luftës në Kosovë, Aliun e gjejmë në vlugun më të madh të punës së tij. Përkundër zemrës së thyer, dhe mendjes tek Familja atje në Kosovën e largët, e që veç lufta me serbosllavët kishte filluar, çdo ditë dhe natë nuk ditke për lodhje. Ishte organizues dhe shumë ndikues në grumbullimin e shumë ndihmave të dërguara për në zonat e luftës, por dhe për të ikurit në Shqipëri, Maqedoni dhe gjithandej. Ndërkohë, Sekretari I Shoqatës Isa Imeri, tha disa fjalë për Kryetarin e Parë të Shoqatës Jetullah Islami, z Xhafer Nuha. Zoti Imeri tha se Xhafer Ramë Nuha u lind më 25 prill 1946 në fshatin Melenicë – Shalë e Bajgorës, Komuna e Mitrovicës. Ai dha një kontribut të qmuar kombëtar si në vendlindje e po ashtu në mërgim. Në vitin 2004 me iniciativën e zotërinjëve Avni Bilalli dhe Nue Oroshi u themelua Këshilli Iniciativ për të themeluar një Shoqate Kulturore Shqiptaro- Gjermane. Xhaferi ishte ndër të parët që përkrahu këtë ide dhe me shumë bashkatdhetarë u angazhua në themelimin e regjistrimin e saj, si dhe u zgjodh njëzëri Kryetar i Parë. Me përkushtim të madh dha kontribut të çmueshëm në organizimin dhe mbajtjen e shumë manifestimeve kulturore e humanitare që u organizuan nga Kryesia dhe anëtarësia e Shoqatës. Këtë Shoqatë e pagëzuam me emrin e Dëshmorit të Kombit Prof. Jetullah Islami, i cili sa vite qëndroi në Kiel ishte aktivist i dalluar në jetën politike dhe kulturore të organizuar nga shqiptarët e Kielit dhe më gjërë, tha sekretari i Shoqatës z Imeri. Me një fjalë rastit ne emër të familjeve të dëshmorëve dhe veprimtarëve kombëtarë përshendeti veprimtari kombtar, ish i burgosuri politik, dhe babai i dëshmorit Ramadan Peci-Dani, z Qerkin Peci. I cili pasi që falënderoi të pranishmit tha, se ende jemi në gjysmë të rrugës dhe se çështja e pazgjidhur shqiptare do të zgjidhet vetëm atëherë kur shqiptarët të bashkohen në një shtet të përbashkët. Në këtë akademi pati edhe telegrame, përshendetje nga Kryetari i Shoqatës Mbarkombtare Trojet e Arbrit prof.dr.Muhamet Shatri, Sekretari i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, në New York Tomë Mrijaj, djali i dëshmorit të kombit Jetullah Islami z Driton Islami, dhe familjari i veprimtarit Ali Morina, mr.sc.Besim Morina. Dy poema kushtuar dëshmorëve të Kombit i deklamuan Fadil Jashari dhe Shkurte Hasanaj, ndërsa vogëlushja Leonida Bahtiri në moshën katër vjeçare fascionojë të pranishmit me këngën Unë jam Shqipe nga Kosova, ndërkohë që këngëtarët Bekim Berisha dhe Sefedin Shosholli të përcjellur nga Muzikanti Fehmi Bahtiri kënduan këngë për dëshmorët e kombit. Gëzimi erdhi në fund, ku pas një takimi dhe konsulte u nënshkrua marrëveshja që Shoqata Shqiptare Jetullah Islami të shtrihet përmes Kordinatorëve në mbarë Gjermaninë e Veriut. Kordinatorët e zgjedhur të Shoqatës Jetullah Islami në bazë të republikave janë, Hamburgu Qerkin Peci dhe Zef Karaqi, Bremeni Kujtim Hoti, Nidersaksen Selman Etemi ndërsa në Shlesvig Holshtajn kordinatorë u zgjodhën Isak Bashota dhe Nue Oroshi. Dëshmorët dhe veprimtarët kombtarë edhe pse nuk janë më në mesin tone, ata bashkojnë shqiptarët përmes veprës dhe testamentit që në lanë amanet brezave.

 

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close