Publikuar me datën: Fri, Mar 18th, 2011

Giffonin e habit frika nga dialogu me Serbinë

Prishtinë, 18 mars – Ambasadori italian, Michael Giffoni thotë se nuk mund ta kuptojë pse opinioni publik në Kosovë ndihet aq i frikësuar nga dialogu me Beogradin. Këtë përpiqet ta shpjegojë me konfrontimet e brendshme politike dhe procesin e gjatë elektoral. Ai është i bindur se Kosova mund të përfitojë nga dialogu me Serbinë. Giffoni kërkon angazhim të madh për zhvillimin ekonomik të Kosovës dhe luftës kundër krimit

Ambasadori italian, Michael Giffoni, konsideron se Kosova do të përfitojë nga dialogu me Serbinë, por shprehet se ka parë një lloj frike te kosovarët për këtë proces që për të duket e pakuptimtë.

Ai vlerëson se dialogu i nisur në Bruksel me ndërmjetësim të Bashkimit Europian, ka për qëllim që të adresojë nevojat konkrete të njerëzve me qëllim të përmirësohet jeta e tyre si dhe niveli i stabilitetit dhe bashkëpunimit në rajon.

“Në këtë moment unë mund të shoh në klimën politike në Kosovës, por dhe atmosferën e përgjithshme në aspektin e opinionit publik e ndiej një lloj intimidimi, frike, por nuk mund të kuptoj pse opinioni publik në Kosovë ndihet aq i frikësuar nga dialogu, si diçka që mund të rrezikojë sovranitetin nacional dhe legjitimitetin e shtetit të ri të Kosovës”, ka thënë Ambasadori Giffoni në një bisedë për “Express”.

Frikën e kosovarëve nga dialogu me Beogradin, ai e sheh si pasojë e procesit të gjatë zgjedhor për Kuvendin e Kosovës dhe konfrontimet e brendshme politike.

“Ndjenja e frikës ndoshta është e lidhur me konfrontimin e fortë politik lidhur me procesin e gjatë e ndoshta edhe frustues të zgjedhjeve. Në thelb, kjo është e vërtetë”, ka thënë ai.

Mirëpo, diplomati italian është i bindur se në fund të procesit të bisedimeve mes palëve, mund të ndryshohet atmosfera e përgjithshme dhe të lehtësohet procesi i integrimit të Kosovës dhe Serbisë në Bashkimin Europian.

“Ky është një moment i rëndësishëm kur për herë të parë nuk do të ketë konfrontim plotësisht steril, por angazhim konstruktiv nga të dyja palët për të tejkaluar problemet ditore në jetën e përditshme”, ka thënë ai.

Ambasadori Giffoni vlerëson se dialogu duhet të jetë prioritet i institucioneve të Kosovës, krahas shtimit të përpjekjeve për zhvillim ekonomik të vendit dhe luftës kundër krimit. Për dy prioritetet e fundit kërkon që të mos jenë vetëm qëllime në letër.
Një prioritet tjetër për të është përmirësimi i imazhit ndërkombëtar të Kosovës.
“Këto janë dëshirat e mia për muajt e ardhshëm”, është shprehur ai.

Giffoni kërkon nga politikanët në Kosovë që të mos përfshihen në polemika të padobishme për vendin.

“Të ketë përpjekje për rikuperimin e unitetit politik e jo të hyhet në çdo moment në polemika sterile për gjithçka. Të ketë përqendrim në çështje të mirëfillta. Opinione të ndryshme ka gjithmonë, por qëllimi i përbashkët duhet të jetë përparimi i vendit dhe i tërë shoqërisë”, ka theksuar ai.

Beteja për pavarësi

Ambasadori Giffoni ka folur edhe për përpjekjet e popullit italian për unifikimin e vendit dhe shpalljen e pavarësisë para 150 vjetësh. Ai përmend momentet kryesore të këtij dhe kontributin që kanë dhënë patriotët italianë.

Gjatë këtyre 150 vjetëve, Italia ka pasur ndryshime të mëdha të strukturës së shtetit. Mbretëria kushtetuese është transformuar në shtetin totalitar fashist, por gjatë Luftës së Dytë Botërore Italia u transformua në Republikë.

“Neni 5 i Kushtetutës së Replikës së Italisë thotë qartë se Italia është një dhe e pandashme. Në Itali ka forca që tentojnë të dobësojnë unitetin. Por, fjalët e Presidentit tonë, Napolitano, janë shumë të qarta: Historia jonë e gjatë prej tre mijë vjetësh gjithmonë është përcjellë nga uniteti. Por, ky unitet ka pasur legjitimitet në aspektin ndërkombëtar vetëm para 150 vjetësh”, ka thënë Giffoni.

Diplomati italian sheh ngjashmëri mes lëvizjes për pavarësi në Kosovë dhe Itali.

“Beteja e madhe për pavarësinë e Kosovës, për të cilën kam qenë dëshmitar për më shumë se njëzet vjet si diplomat, ka ngjashmëri me lëvizjen në Itali, sepse është lëvizje për legjitimim nacional”.

Por, ai thekson se kjo është e pamundshme të shihet vetëm në aspektin nacional. “Duhet të shihet edhe në aspektin rajonal dhe Europian nëse dëshirohet të ketë përfundim logjik dhe të natyrshëm. Pavarësia e Kosovës është një element i rëndësishëm jo vetëm në vetvete, por për shkak të stabilitetit në krejt rajonin e Ballkanit dhe perspektivës evropiane të tërë rajonit”, ka thënë Ambasadori Giffoni.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close