Gezim Kodraliu – rapsodi i kombit shqiptar për BASHKIM KOMBETAR

Nga;Lek Mrijaj
Rapsodi Gezim Kodraliu është sintezë e madhe e lëvizjes muzikore rapsodike shqiptare. Si fenomen i papërsëritshëm artistik ai shquhet sot mbi çdo rapsod shqiptar. Me repertorin e zgjedhur të këngës, me këndimin karakteristik autokton dukagjinas, me vokal të veçantë stabil e mbresëlënës, me dhunti të mëdha artistike interpretuese e krijuese, ai është rapsodi përfaqësues tipik i idealeve të kombit shqiptar.
Këngët e Gezim Kodraliu për bazë kryesisht kanë tekstin e autorit popullor kurse për bazë të muzikës kanë melosin burimor të rretheve dhe të mbarë Dukagjinit-Shqiperisë . Një numër i konsideruar i këngëve të reja, si me tekst ashtu edhe me muzikë, janë krijime origjinale të vetë rapsodit. Këngët e tij rapsodi i ka shoqëruar me cifteli , ndonjëherë edhe me sharki.
Këngët e interpretuara janë këngë të dashurisë patriotike , këngë kreshnike, balada, këngë nizamësh, këngë për mbrojtjen e tërësisë tokësore të atdheut, këngë për çlirimin dhe pavarësinë kombëtare, këngë kundër dhunës dhe politikës shkombëtarizuese serbo-malazeze dhe turke gjatë shekullit njëzetë, këngë për figurat e shquara të historisë kombëtare, etj. të cilat, sipas peshës dhe rëndësisë, mund të klasifikohen dhe kundrohen në kuadër të këngëve epike legjendare dhe historike, në balada legjendare dhe historike si dhe në këngë lirike të dashurisë, vaje popullore dhe elegjiake.
Krijuesi dhe interpretuesi më i mirë i këngëve epike shqiptare. Duket se në këngën epike, veçanërisht në atë me temë historike, Gezim Kodraliu e gjeti vetveten për shumë arsye.
Arsyeja e parë dhe kryesorja është përputhja e idealeve të heronjve të këngëve epike me idealet e rapsodit si dhe gjakimi i flaktë i tij që këto ideale nëpërmjet këngëtimit t’i mbjelli në popull, ashtu siç e mbjell bujku farën në tokë pranverave të hershme.
Kënga për të ështe art, histori, kronikë, edukim, frymëzim, mobilizim, flamur, pushkë… Repertori i këngëve Kodraliu eshte i zgjedhur. Ai dëshiron qe kenga folklorike të depërtojë sa më thellë në shtresat e gjëra të popullit. Ai synon që me këngë të ndikojë në zgjerimin e njohurive te dëgjuesit si dhe në edukimin e tij të gjithanshëm. Ai synon që më këngë të ndikojë në ngritjen e moralit si dhe të ndjenjës estetike të dëgjuesve shtresash të gjëra të popullit.
Për kontributin e jashtëzakonshëm artistik dhe kombëtar Kodraliu po e merr epitetin trimi i këngës, këngëtari legjendar.
Si rapsod me një stil individual, larg ngjyrimeve orientale partiake klanore dhe fisnore , Kodraliu eshte institucion dhe shkollë në vete,ku do te dalin breza të tërë rapsodësh, traditë që vazhdon deri ne kohera te ardheshme pra edhe pas BASHKIMIT KOMBETAR.