Publikuar me datën: Tue, Feb 8th, 2011

GDN: Nuk dialogohet statusi i Kosovës dhe as ndarja e saj

Brukesl, 8 shkurt – Grupi Ndërkombëtar për Kosovën ka përsëritur mbështetjen për integritetin territorial të Kosovës dhe nevojën për institucione kompetente.
Grupi Drejtues Ndërkombëtar për Kosovën ka përfunduar takimin në Bruksel, derisa në deklaratën përfundimtare të takimit i kanë uruar Kosovës tre vjetorin e pavarësisë, kanë rikonfirmuar mbështetjen e plotë për një Kosovë demokratike e multietnike brenda kufijve të saj, si dhe iu është bërë thirrje shteteve që nuk e kanë njohur Kosovën ta marrin këtë hap, raporton REL.
Në takim është shprehur bindja se Kosova pas zgjedhjeve do t’i formojë shpejt qeverinë dhe do të zgjedhë dhe presidentin e vendit. Është theksuar se është shumë e rëndësishme që qeveria e re të jetë operacionale, kompetente dhe e besueshme.
Në deklaratën në fund të takimit mbështetet dialogu mes Kosovës dhe Serbisë. Sipas të njëjtave burime, ky dialog duhet të jetë i sinqertë, konstruktiv dhe dialog mes dy shteteve të pavarura e sovrane, që kërkojnë zgjidhje të çështjeve konkrete, në të mirë të njerëzve të të dyja vendeve.
Takimi i GDN-së në Bruksel ka diskutuar dhe situatën aktuale në Kosovë dhe pritjet ndaj Kosovës në të ardhmen, përfshi institucionet kosovare dhe ndërkombëtare. Në emër të Kosovës në takim ka folur dhe ushtruesja e detyrës së ministres së jashtme, Vlora Çitaku.
Në darkën e punës ka folur dhe publicisti Veton Surroi. Surroi ka thënë se Kosova rrezikon të bëhet shtet i dështuar, pasi vendi gjendet në udhëkryq. Bashkësia ndërkombëtare duhet të ndihmojë që nga ky udhëkryq të shkohet drejt forcimit të shtetit, tha Surroi. Në rast të dështimit përgjegjësi mban dhe Bashkimi Evropian, i cili sipas Surroit, ende nuk i ka dhënë Kosovës një perspektivë të qartë të integrimit evropian.

Piter Feith, përfaqësuesi civil ndërkombëtar ka marrë mbështetjen për mandatin e tij, ndërkohë që përfaqësuesit e vendeve të ndryshme në GDN janë shprehur në favor të funksionimit të kësaj zyre, pavarësisht të zvogëlimit në njerëz dhe burime.

GDN-ja pret propozime nga BE-ja, që konform pranisë së Unionit në Kosovë të bëhet dhe përshtatja e Zyrës Civile Ndërkombëtare. Megjithatë është bërë e qartë se ekzistenca e një zyre të tillë ndihmon në zbatimin e Pakos Ahtisari.

Sa i përket dialogut Kosovë-Serbi është bërë e qartë se ky dialog nuk do të përfshijë statusin e Kosovës dhe as ndarjen e saj.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close