Gashi, futbollisti i radhës që “i vidhet” Kosovës

Mesfushori kosovar Ardian Gashi është kthyer pas shtatë vitesh në përfaqësuesen e Norvegjisë në futboll. Gashi 31-vjeçar të dielën është ftuar nga përzgjedhësi i Norvegjisë, Egil Olsen, për ndeshjen eliminatore kundër Qipros që zhvillohet të martën. Ai është ftuar pasi Havard Nordtveit është i suspenduar për shkak të kartonëve.
Gashi është futbollisti i radhës që largohet nga përfaqësuesja e Kosovës. Para tij këtë vit në drejtim të përfaqësueses së Shqipërisë kanë ikur portieri Etrit Berisha e mbrojtësi Mërgim Mavraj. Mavraj nuk ka luajtur asnjëherë për Kosovën, por përzgjedhësi Albert Bunjaki llogariste se ai ishte pjesë e saj.
Federata e Futbollit e Kosovës ka vite që pret leje nga FIFA që përfaqësueses t’i lejohet zhvillimi i ndeshjeve miqësore ndërkombëtare. Pjesëmarrja në eliminatore për kampionate botërore apo evropiane të futbollit nuk është temë në këtë kohë. Edhe leja për miqësore është duke u shtyrë vazhdimisht. Në FFK presin që ajo të vijë gjatë muajit