Publikuar me datën: Tue, Dec 7th, 2010

Galharague: Serbia do të detyrohet të njohë Kosovën po deshi në BE

Paris, 7 dhjetor – Ministria e Punëve të Jashtme të Francës ka kërkuar nga SHBA dhe BE që bashkërisht t’ia bëjnë të qartë Serbisë se nuk është e mundur të korrë fitore në çështjen e Kosovës dhe të hyjë në Bashkimin Evropian.

Telegrami i ndihmës sekretarit për Evropën Kontinentale,  Roland Galharague është dërguar më 22 shkurt të vitit 2010 dhe ai është publikuar në WikiLeaks, transmeton “Blic”.

Ai ka kërkuar nga SHBA dhe BE që bashkërisht t’i shkurajojnë serbët që të propozojnë rezolutë të re në KB rreth Kosovës, duke theksuar se shefi i diplomacisë serbe, Vuk Jeremiq, “me gjasë beson se Serbia mund të arrijë fitore në çështjen e Kosovës dhe njëherësh të hyjë në BE”.

“Duhet t’ia bëjmë me dije se kjo nuk është e vërtetë”, theksonte Galharague në telegramin që është publikuar në sajtin e WikiLeaks.

Ai ka shtuar se “serbët janë tërbuar në Francën” për shkak të demarshit që Parisi ia ka dërguar Beogradit në fillim të shkurtit, e që u referohet planeve serbe, të cilat lidhen me rezolutën e re eventuale në KB për Kosovën.

“I kemi dërguar një mesazh shumë bindës”, thekson Galharague, dhe shton se serbët këtë demarsh e kanë kuptuar si “ndryshim të madh në qëndrime”.

BE deri atëherë përfaqësonte qëndrimin se çështja e Kosovës dhe hyrja së Serbisë në BE formalisht nuk janë të ndërvarura.

“Nuk ka pasur kushtëzim formal”, vlerëson Galharague, dhe shton se “serbët tani po e kuptojnë se, nëse duan të bëhen anëtar të BE-së do të detyrohen eventualisht ta pranojnë Kosovën”.

“U thamë se nuk dëshirojmë edhe një Qipro”, sqaron zyrtari francez, duke aluduar në faktin se Qipro më 2004 hyri në BE si ishull i ndarë, pjesa veriore e të cilit nuk ndodhet nën administrimin e qeverisë në Nikozi.

Galharague ndërkaq kishte paraparë se serbët me siguri megjithatë do të propozonin rezolutë të re për Kosovën, ndërsa SHBA dhe BE do të detyrohen t’i kundërvihen asaj.

Zyrtari francez në vazhdim thekson se serbët para se të hyjnë në BE do të detyrohen të zgjidhin problemet kryesore me Kosovën, të cilat kanë të bëjnë me gjyqësinë, policinë, doganat, komunikacionin, bujqësinë, si dhe të gjitha dallimet rreth çështjes së emrit dhe të territorit.

Ai shton se me këtë vështrim për Serbinë është më së miri të bashkëpunojë me EULEX-in.

“Në fund, ndërkaq, Serbia do të detyrohet të njohë Kosovën po deshi të hyjë në BE”, përfundon Galharague.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close