Publikuar me datën: Thu, May 27th, 2010

Fundi i pretendimeve për trafikim organesh

Fundi i ‘përrallës’ për trafikim organesh, siç e quan një hetues i EULEX-it, do t’i lërë prokurorët për krime lufte me shumë punë nëpër duar.

Në maj, u zbulua një varrezë masive në qytetin Rashkë në jug të Serbisë, ku u gjetën trupat e rreth 250 personave që besohet se janë shqiptarë të vrarë nga trupat serbe në Kosovë dhe që janë varrosur përsëri në fillim të qershorit 1999.

Dheu i kuq që ishte ngjitur me eshtrat, sipas disa dëshmitarëve okularë, sugjeronte se trupat ishin varrosur fillimisht në Drenicë në Kosovë dhe më pas ishin zhvendosur në Serbi për të zhdukur provat.

Prokurorët besojnë se ushtria serbe ishte përgjegjëse.

Vrasje për hakmarrje

Serbë të zhdukur janë gjetur edhe në Kosovë.

Zhvarrosja e 25 serbëve, viktima të UÇK-së, pritet të fillojë këtë vit në një minierë në Obiliq.

Kësaj miniere iu vu zjarri dhe ashensori që zbriste nëntokë u shkatërrua për të fshehur provat.

Përpjekjet për të gjetur viktima të tjera po duken të vështira.

“Kanë mbetur shumë informatorë potencialë,” thotë Alan Robinson, një prej shefave të Zyrës për Personat e Zhdukur.

“Të tjerë njerëz që mund të dinë vendndodhjen e personave të zhdukur, nuk duan të flasin nga frika, apo për arsye se nuk kanë interes.”

Sipas EULEX-it, 2,244 trupa janë identifikuar që prej vitit 2001.

Prej tyre 301 nuk ishin shqiptarë, që do të thotë se ishin serbë, romë apo të tjerë.

Rreth 228 trupa ishin të serbëve te zhdukur pas 10 qershorit 1999, në fund të luftës, gjatë kohës së vrasjeve për hakmarrje nga shqiptarët e Kosovës.

Në total rreth 13500 persona mendohet se janë vrarë gjatë konfliktit, ose menjëherë pas përfundimit të tij.

Hetimi i kryer nga Dick Marty prej Këshillit të Evropës mbi pretendimet për trafik organesh, pritet të publikohet në fund të qershorit.

Zhvarrosja e trupave në qytetin Rashkë pritet të fillojë në muajin gusht.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close