Publikuar me datën: Fri, Jun 10th, 2011

Fundi i muajit sjell pajtimet e para mes Kosovës dhe Serbisë

Prishtinë, 10 qershor –  Edita Tahiri dhe Borko Stefanoviq do të ulen përballë njëri – tjetrit në fund të këtij muaji. Për herë të parë që nga fillimi i dialogut Prishtinë – Beograd, të lehtësuar nga Robert Cooper, palët pritet që të kenë pajtim të paktën në dy çështje: atë të regjistrave civilë dhe të lëvizjes së lirë, merr vesh “Koha Ditore”.

Në njërën, kompromisin e ka bërë Kosova, e një tjetrën një kompromis të lehtë do të bëjë Serbia. Kosova ka pranuar të marrë kopjet e regjistrave të saj civilë, që Serbia i kishte marrë gjatë largimit të trupave të saj nga Kosova më 1999, ndërkaq që Serbia, sipas burimeve diplomatike, do të pajtohet që kosovarët të mund të hyjnë në Serbi me dokumentet e shtetit të tyre. Shteti serb do të pranojë hyrjen me pasaportën kosovare në Serbi, por në të nuk do të vendoset vula e fqinjit verior, sepse, sipas ekipit serb të bisedimeve, një gjë e tillë do të transmetohej si njohje e Republikës së Kosovës.

Pritjet e Brukselit që në raundin e ardhshëm të ketë pajtim mes palëve i ka konfirmuar edhe zëdhënësja e baroneshës Catherine Ashton, Maja Kocijancic.

“Në takimin e fundit që kemi pasur mes zonjës Tahiri, zotit Stefanoviq dhe lehtësuesit Cooper, kemi ardhur afër marrëveshjeve në disa çështje, dhe qëllimi ynë është që të kemi pajtimet e para shumë shpejt”, ka thënë për “Kohën Ditore”, zëdhënësja Kocijancic.

Në kushte anonimiteti, zyrtarë të lartë evropianë kanë shpjeguar se palët mund të arrijnë marrëveshje edhe në fushën e telekomunikacionit dhe energjisë elektrike, nëse deri në fund të muajit, edhe ekipi kosovar e edhe ai serb arrijnë të zgjidhin disa probleme teknike.

“Palëve u është dhënë edhe ca javë në mënyrë që t`i bëjnë përgatitjet e duhura të brendshme. Në fund të muajit do të ketë pajtim për këto çështje”, i ka thënë gazetës një zyrtar i lartë evropian.

Sipas burimit, deri më tash palët kanë treguar konstruktivitet për këtë pajtim, dhe nuk pritet që të ketë devijim nga ky vullnet.

Sipas të njëjtave burime, nuk do të ketë dokument në të cilin do të nënshkruhet ndonjë marrëveshje, pasi që Serbia refuzon të vendosë nënshkrimin në dokumentet ku figuron termi “Republika e Kosovës”, ndërkaq që pala kosovare refuzon që të vërë nënshkrimin në ndonjë dokument ku do të shkruhej ndryshe.

Edhe për këtë çështje është gjetur zgjidhje “kreative” e propozuar nga lehtësuesi Cooper.

Palët nuk do të kenë as deklaratë të përbashkët. Arritjen e pajtimit të parë në histori mes Kosovës shtet dhe Serbisë do ta njoftojë vetëm një komunikatë e zyrës së ndërmjetësuesit Robert Cooper. Pajtimi pastaj do të përshëndetet nga BE-ja dhe faktorët e tjerë relevantë ndërkombëtarë.

Gazeta ka provuar që të marrë qëndrimin e Presidencës së Kosovës lidhur me marrëveshjet e mundshme edhe të zëvendëskryeministres Edita Tahiri, por ka qenë e pamundshme.

Kopjet e regjistrave civilë dhe të kadastrave, Kosovës i janë ofruar nga Serbia edhe gjatë bisedimeve të Ahtisaarit, por asokohe ishin refuzuar me arsyetimin e palës kosovare se vendit i duhen origjinalet e regjistrave civilë dhe kadastrat.

Një ekip i veçantë i EULEX-it për javë të tëra tashmë është duke bërë verifikimin e origjinalitetit të kopjeve që i ka ofruar Serbia.

Takimi i radhës qe planifikuar fillimisht që të mbahet nga mesi i këtij muaji, por sipas burimeve palëve u janë dhënë edhe dy javë kohë që të përgatiten teknikisht. Kërkesën për përgatitje shtesë sipas burimeve të gazetës e ka bërë pala serbe.

Brukseli nuk e ka shumë të rëndësishme mënyrën sesi do të formalizohen pajtimet. Sipas zyrtarëve evropianë “ajo që çon peshë është që çdo lloj pajtimi të fillojë që të realizohet në praktikë sa më shpejt të jetë e mundur”.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close