Publikuar me datën: Fri, Oct 7th, 2011

FSK-ja ligjërisht në misione jashtë vendit

Prishtinë, 7 tetor – Pas një debati njëorësh, Kuvendi i Kosovës ka miratuar propozim-vendimin e Qeverisë së Kosovës lidhur me përcaktimin e përgjegjësive dhe procedurave të zbarkimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në misione të ndryshme jashtë vendit. Qëndrime të ndryshme kishte gjatë debatit, megjithatë, në fund rezultoi miratimi me 66 vota për 2 kundër dhe 3 abstenime.

Ministri i FSK-së, Agim Çeku ka thënë se ka boshllëk në ligjin aktual për FSK-në, andaj është i nevojshëm një vendim, përmes të cilit do të definohet qartë zbarkimi i FSK jashtë vendit në situata emergjente për operacione të ndryshme.

Deri tani, FSK-ja si forcë e sigurisë, ka ndihmuar në dy raste në Shqipëri, raste këto në të cilat ministri Çeku thotë se nuk është respektuar ligji në tërësi, për arsye se Kuvendi ishte shpërbërë dhe janë tejkaluar procedurat e rregullta ligjore.

Çeku ka theksuar se vizioni i Qeverisë së Kosovës është që të ndërtohet forca e Kosovës, e cila do të jetë e mjaftueshme për ta mbrojtur sovranitetin e vendit, për t’i mbrojtur qytetarët dhe interesat e vendit. E pjesë e mbrojtjes së interesave të vendit, sipas tij, është edhe dërgimi i trupave të FSK-së në misione jashtë vendit.

“FSK-ja është edhe instrument i politikës së jashtme, sepse krijon aleanca, krijon partneritete, krijon imazh, sjell miq dhe partner. Pra është edhe instrument i politikës së jashtme, kështu që në asnjë mënyrë forcat e mbrojtjes kurrë nuk do të jenë instrument i politikës së brendshme, por në shërbim të vendit, në shërbim të interesave të vendit. Një ndër interesat e vendit është që FSK-ja të shndërrohet nga konsumues i sigurisë në krijues të sigurisë”, ka thënë Çeku.

Kryetari i Komisionit për punë të brendshme, siguri dhe mbikëqyrjen e FSK-së, Ahmet Isufi ka thënë se FSK-ja ka kapacitete për të qenë pjesë e shërbimeve të ndryshme jashtë vendit. Duke i pasur parasysh këto kapacitete, Isufi ka thënë se kjo forcë ka treguar gatishmëri që nesër të jetë një ushtri që garanton integritetin e vendit.

Fatmir Xhelili në emër të PDK-së, ka shprehur pajtimin që të krijohet kjo hapësirë e kërkuar që FSK-ja të tregojë aftësitë e veta për të ndihmuar të tjerët në raste emergjente.

Edhe në emër të LDK-së, deputetja Vjollcë Krasniqi i ka dhënë mbështetje këtij propozim-vendimi, duke besuar se FSK ka kapacitete dhe mund të realizojë detyrën e saj suksesshëm.

Kurse Rexhep Selimi ka thënë se me këtë propozim-vendim do të plotësohet një vakuum ligjor, i cili ekziston aktualisht në ligjin aktual.

Mbështetje i ka dhënë edhe AAK-ja, ndërkohë që gjatë debatit, deputetët e ndryshëm kanë kërkuar që pikë së pari FSK-ja të bëhet ushtri, t’i ndihmojë vendit e pastaj t’u ndihmojë të tjerëve.

Deputeti i Vetëvendosjes, Albin Kurti ka thënë se për të qenë për të tjerët, së pari duhet qenë për veten.

“FSK-ja duhet të shpallet ushtri dhe më pastaj gjithsesi t’i ndihmojmë edhe të tjerët. Ndonëse ky vendim, si veprim politik është i nevojshme, në anën tjetër ngjan si hap jashtëkohor”, ka thënë Kurti.

Ligjvënësit kanë miratuar edhe raportin e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për themelimin e Zyrës së Auditorit të Përgjithshëm dhe Zyrës së Auditimit të Kosovës, ndërkaq në rend dite është edhe projekt-plani hapësinor 2010-2020 -Zona me interes të veçantë ekonomik “Fusha e Mihjes së Re”, propozim-strategjia dhe Plani i Veprimit për Biodiversitetin 2011-2020, raportit vjetor i Avokatit të Popullit për vitin 2010, raportit vjetor i punës të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës për vitin 2010 dhe propozimi i Avokatit të Popullit për zgjedhjen e zëvendësve të tij.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close