Publikuar me datën: Thu, Mar 31st, 2011

FRONTI DEMOKRATIK I BASHKIMIT KOMBËTAR-FDBK:

FRONTI DEMOKRATIK I BASHKIMIT KOMBËTAR-FDBK:


 

 

MEMORANDUM


 

Drejtuar:

1. Asamblesë së Përgjithshme të OKB-ve;

2. Këshillit të Bashkimit Evropian;

3. Senatit të SHBA-ve;

4. Institucioneve të Republikës së Shqipërisë;

5. Institucioneve të Republikës së Kosovës;

6. Trupit Diplomatik në Tiranë dhe Prishtinë;

7. Masmendiave të shkruara dhe elektronike shqiptare dhe të huaja.

BALLKANI TË MOS MBETET NJË „FUÇI BAROTI“!

 

Zonja e zotërij!

Vendosmëria dhe përkushtimi i anëtarësisë së gjërë të Frontit Demokratik për Bashkim Kombëtar(FDBK), një formacion ky politiko-atdhetar mbarëkombëtar, i mirë-organizuar në të gjitha trojet shqiptare të Shqiperisë Etnike në Ballkan dhe edhe në mërgatën shqiptare (në të gjithë shtetet e BE-së, dhe edhe në SHBA, në Kanada dhe në Australi), na detyron që, për herë të dytë, pas MEMORANDUMIT të shtatorit të vitit 2002, të dërguar në emër të ish Kryesisë Qendrore të ish Frontit për Bashkim Kombëtar Shqiptar (FBKSH) dhe strukturave të tij, të nënshkruar nga Kryetari i FBKSH-së, Mr. Valdet Vardari (Mr. Gafurr ADILI), nga Sekretari Politik i FBKSH-së, Av. Alban Vjosa (Av. Idajet BEQIRI) dhe nga General Ramadan Verikolli (Gjenarl Veli LLAKAJ), t’iu drejtohemi edhe një herë ( për herë të dytë) me këtë MEMORANDUM, dhe me këtë rast edhe t’iu rikujtojmë kontatimin tonë të gati të një dekade me parë (22 shtator 2002) se, edhe pas një dekade të gjithë atyre luftrave të shkaktuara nga Serbia dhe aleatet e saj në Kroaci, në Bosnjë e Hercegovinë, në Kosovë, në Kosovën Lindore (Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc) dhe në Kosovën Jugore (Luginën e Vardarit nën „Maqedoni“) BALLKANI, edhe sot kësaj dite, ka ngelur në „FUÇI BAROTI, sepse ju ndërkombëtarët vazhdoni të jeni të përqëndruar në barazimin e xhelatit (Serbisë) me viktimën (Kosovën) në të ashtuquajturin proces të “negociatave” midis viktimës (Kosovës) dhe xhelatit të saj (Serbisë), e cila vazhdon të jetë, ashtu si dikur ishte ish RSFJ, e ledhatuara e juaj.

Fronti Demokratik i Bashkimit Kombëtar (FDBK) vlerson, për sa poshtë vijon:

 

1.  Ballkani, që të mundet të shëndrohet nga një „fuçi baroti“ në një vatër paqe dhe stabiliteti, paqe e stabilitet ky që do të rrezatonte edhe në Bashkimin Evropjan (BE) dhe edhe më gjërë, përfundimisht do të duhet që të ndërpritet konflikti midis dy parimeve, midis Parimit të OSBE-së për mosndryshim të kufijëve në Ballkan, të sanksionuar edhe në Konferencën e DEJTON-it, dhe Parimit Wilsonian të së Drejtës së Vetëvendosjës, si dhe përfundimisht edhe të zhvleftesohet DEJTONI-i dhe edhe urgjentisht, para se të bëhet shumë vonë, para se të fillojnë konfiltet e raja në Ballkan, të cilet mund të marrin përmasat edhe të një Lufte Ballkanike, Luftë Ballkanike kjo që, në këtë kohë të krizës financiare dhe ekonomike globale, do të mundet që të shkaktojë edhe Luftën e Tretë Botrore, urgjentisht të duhet që të organizohet Konferenca Ballkanike e emërtuar: LONDRA E DYTË:

2.   Parimi bazë, mbi të cilën do të duhet të bazohen edhe punimet e saj, të Londrës 2, do të duhet të jetë e Drejta e Vetëvendosjës dhe krijimi i shteteve etnike në Ballkan, si: Shqipëria Etnike, Greqia Etnike, Bullgaria Etnike, Serbia Etnike dhe Kroacia Etnike.

3.           Gjithashtu, Londra 2 do të duhet që, në Kartën e Konferncës së Londrës 2, të sanksionojë edhe respektimin dhe garantimin e të gjitha të drejtave të minoriteteve në Shqipërinë Etnike, në Bullgarinë Etnike, në Serbinë Etnike dhe në Kroacinë Etnike.

 

Zonja e zotërij!

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së të drejtës së vetëvendosjes i ka kushtuar shumë hapësirë në rezolutat e saj.

Po iu japim vetëm disa të tilla, si më poshtë vijon:

 

– Rezoluta nr. 637 (VII), e miratuar më 16.12.1952:

E drejta e vetëvendosjes së popujve dhe të kombeve është parakusht për respektimin e plotë të të drejtave dhe lirive të njeriut“.

 

– Rezoluta nr. 1514 (XV) “Rezoluta për dekolonizim”, e miratuar më 14.12.1960:

– Neni 1:Integrimi i një territori etnik duhet të jetë rezultat i shprehjes së vullnetit të lirë të popujve të atij territori“.

– Neni 2: Të gjithë popujt kanë të drejtën e vetëvendosjes përmes të cilit mund të përcaktojnë lirisht statusin e tyre politik, për të vazhduar zhvillimin e tyre ekonomik, kulturor dhe shoqëror“.

– Neni 3: Papërshtatshmëria e përgatitjes politike, ekonomike, shoqërore ose edukative nuk do të duhej asnjëherë të paraqitej si pretekst për shtyrjen e pavarësisë“.

 

– Rezoluta nr. 1654 të datës së 27 nëntor 1961 ripërsërit dhe ripohon në nenin 1 të tij “objektivat dhe parimet të ruajtura në Deklaratën të pranimit të pavarësisë së shteteve dhe popujve të përmbajtura në rezolutën 1514 (XV) të 14 dhjetorit 1960. Neni 3 jep themelin për caktimin e një Komiteti Special, që merret me problemin e dekolonizimit.

 

– Rezoluta nr. 1810 (XVII) ripohon bindjen se çdo vonesë të implementimit të Deklaratës [së dekolonizimit nr. 1514]përbën një burim të vazhdueshëm të konfliktit ndërkombëtar, duke penguar seriozisht bashkëpunimin internacional dhe duke krijuar rritshëm në shumë rajone të botës situata të rrezikshme që mund të kërcënojnë paqen dhe sigurimin ndërkombëtar“.

 

– Rezoluta nr. 1815 (XVII) e miratuar më 18.12. 1962 (Paragrafi 1, pika e): E drejta e vetëvendosjes është një ndër parimet bazë të së drejtës ndërkombëtare mbi të cilën duhet të mbështetet patjetër edhe politika e koekzistencës aktive paqësore“.

 

– Rezoluta nr. 1956 (XVIII), e miratuar më 12. 12. 1963 dhe rezoluta nr. 2105 (XX), e miratuar më 20.12.1965, rikonfirmon dhe riafirmon Rezolutën e Dekolonizimit nr. 1514 (XV) të vitit 1960. Janë thirrur të gjitha shtetet të sigurojnë ndihmën morale dhe materiale për lëvizjet çlirimtare (p.sh. neni 10 të rezolutës 2105), njeh legjitimitetin e luftës së popujve nën zgjedhë koloniale me qëllim të ushtrimit të së drejtës së vetëvendosjes dhe pavarësisë dhe fton të gjitha Shtetet të sigurojë asistencë morale dhe materiale për lëvizjet kombëtare çlirimtare në territoret koloniale“).

 

– Rezoluta 2625 (XXV), e miratuar më 24. 12.1970, në pikën 5 të saj thotë: “Krijimi i shteteve të pavarura dhe sovrane, bashkimi i lirë me ndonjë shtet tjetër të pavarur, varet nga vendimi i miratuar politik i atij populli, që mbështetjen e ka në realizimin e së drejtës së vetëvendosjes. Prandaj, çfarëdo formë tjetër shtetërore që i imponohet me forcë, duke e sjellë kësisoj në pozitë të pabarabartë dhe të varur, përbën shkelje flagrante të vetëvendosjes dhe të të drejtave të barabarta të atij populli”.


– Rezolutat 44/147 të vitit 1992 të mbledhjes 82 të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së dhe 48/93 të vitit 1993 të mbledhjes 83 të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së theksojnë së të gjitha popujt kanë të drejtën, lirisht dhe pa ndërhyrje të jashtme të përcaktojnë statusin e tyre politik dhe të shkojnë përpara në zhvillimin e tyre ekonomik, social, kulturor dhe se çdo Shtet ka detyrën të respektojë të drejtën në përputhje me përcaktimet e Kartës.

 

Zonja e zotërij!

Përfundimisht duhet të bindeni se, edhe koncepti juaj i shteteve multietnike në Ballkan ka dështuar, sepse edhe në këtë rast nuk e keni zbatuar parimin e njejtë të shteteve multietnike për të gjitha shtetet e Ballkanit. Përderisa këtë parim, të shtetit multietnik, e keni zbatuar në shtetin më pak multietnik, në Republikën e Kosovës, në krahasim me të gjitha shtetet e tjera, me Serbinë (me shqiptarët në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, si dhe me mbi 100 mijë shqiptarë edhe në Beograd, me hungarezë, me romunë, me boshjakë, me bullgarë, me romë etj…), me Malin e Zi (me mbi 30% serbë, më mbi 7% shqiptarë, me boshjakë, me romë etj…), me „Maqedonië“ (me mbi 27% shqiptarë, me bullgarë, me serbë, me grekë, me turqë, me romë, etj…) dhe me Greqinë, anëtare e Bashkimit Evropian (me mbi 2 millonë arvanitas vetëm në Athinë dhe rrethinat e saj, me shqiptarë Çamë, me turqë, me bullgarë, me kucovllahë, me romë etj…), në Republikën e Kosovës, ku mbi 90% e popullsisë është shqiptare, keni zbatuar parimin e shtetit multetnik, dhe një parim të tillë keni pretenduar që ta zbatoni edhe në Republikën e Shqipërisë, ku të gjitha minoritetet (minoriteti grek, minoriteti malazez dhe sllavo-maqedonas) nuk e arrijnë as 2 %-shin e numrit të përgjithëshëm të popullsisë në Republikën e Shqiperisë, por që Greqia, anëtare e Bashkimit Evropian, duke i keqpërdorur edhe fondet e Bashkimit Evropian dhe duke ndarë edhe pensione është përpjekur që mbi baza të ndryshimit të fesë dhe të etnisë të rrisë numrin e minoritetit grek në Republikën e Shqipërisë, e cila në të drejtën pozitive ndërkombëtare aktualisht paraqet një rast „Sui Generis“, sepse nga të gjitha anët e saj, si:

1. Nga Veriu (Ulqini, Tivari, Tuzi, Hoti, Gruda dhe Plavë-Gucia);

2. Nga Veri-Lindja (Kosova dhe trojet e saj);

3. Nga Lindja (Struga, Prespa, Manastiri, Perlepi,Velesi, Komanova, Shkupi, Tetova, Gostivari dhe Kërçova); dhe 4. Nga Jugu (Krahina e Çamërisë)

kufizohet vetë me trojet e saj etnike shqiptare dhe edhe më popullsinë e saj shqiptare.

Kemi bindjen e patundur se, sikur të mos ishte Deti Adriatik, edhe Italia do të kishte marrë (pushtuar e kolonizuar ) toje të Repulikës së Shqipërisë.

Gjithashtu konsiderojmë se, edhe populli shqiptar përben një rast „ Siu Generis“ në të drejtën pozitive ndërkombëtare, sepse e drejta e Vetëvendosjës, një e drejtë kjo e garantuar në dhjetra rezoluta të Asamblesë së Përgjithëshme të OKB-ve, deri më tani i është mohuar dhe vazhdon t’i mohohet vetëm popullit shqiptar, prandaj Këshilli Mbarë-Kombëtar i Frontit Demokratik për Bashkim Kombëtar, nga kjo mbledhje e tij, e mbajtur me 26 dhe 27 mars 2011, në Kukës, përmes këtij MEMORANDUMI këkon, për sa më poshtë vijon:

 

1. Urgjentisht të organizohet Konferenca Ballkanike, e llojit Londra II;

2. Londra II, për parim kryesor të ketë të Drejtën e Vetëvendosjes së popujve të Ballkanit dhe të krijimi të shtetëve etnike në Ballkan, si:

Shqipëria Etnike, Greqina Etnike, Bullgaria Etnike, Serbia Etnike dhe Kroacia Etnike:

3. Në këtë Konferencë Ballkanike (Londra II) të ftohet edhe Fronti Demokratik i Bashkimit Kombëtar-FDBK.

 

Me respekt!

Në emër të Këshillit Mbarë-Kombëtar të Frontit Demokratik të Bahkimit Kombëtar (KMK të FDBK) dhe të Kryesisë Qëndrore e FDBK-së:

1. Kryetari i FDBK-së, Gafurr ADILI, nga Kërçova nën IRJM në Tiranë të Republikes së Shqipërisë (d.v.);

2. Zv. Kryetari i FDBK-së, Vesel BOJKU nga Dardana (ish Kamenica) e Republikës së Kosovës (d.v.);

3. Sekretari i Përgjithshëm i FDBK-së, Zef CUPI nga Mirëdita në Durrës (d.v.).

 

Tiranë – Prishtinë, më 31 mars 2011

________________________________________________________________________

  • shum me pelqen kjo faqe eqelluar per me mbajt te gjall ket ide per bashkim kombetar qe kaqen esht dhe dotejet synim i vazhdueshem per te gjith shqipetaret ku jetojn netrojet e veta etnike dhe mbar boten

  • Sabri Selmani, Gjermani

    BASHKIMI GJITHKOMBËTAR!

    Sabri Selmani

    Bashkimi I popullit në një shtet kombëtar, është problemi ynë madhor që kërkon zgjidhje! Të kuptuarit dhe të përqafuarit e kësaj aspirate sot është obligim I të gjithë shqiptarëve. Kosova, djepi I vazhdueshëm I atdhetarisë shqiptare, e pavarur dhe sovrane, po bëhet dhe pikënisja e zgjidhjes praktike të Bashkimit Kombëtar.
    Nuk duhet të frikësohemi, as të katandisemi nga ideja dhe kërkesa e domosdoshme dhe e ligjshme e ribashkimit të Kosovës, të Anamoravës, të Iliridës, të Çamërisë dhe të Malësisë së Madhe me gjysmë Shqipërinë e sotme të lirë dhe të pavarur, sepse kjo do të ndodhë, mos sot, nesër
    Si pjesë e natyrshme gjeografike, historike, kulturore-shpirtërore e kontinentit të Evropës, e cila synon të jetë model I lirisë, demokracisë e prosperitetit, të mos pajtohemi më tej me eksperimente politiko-diplomatike, me lëshime, taktika e pazarllëqe, me zjarrfikje e arnime politike në Ballkan, – të cilat kanë qenë parimi I të kaluarës. Kjo vlen për dinjitetin e Evropës dhe tonin. Është koha të bëhemi pjesëtarë aktivë në lëvizjen e përgjithshme për liri, drejtësi, barazi e humanizëm, – atribute jetike këto, – të cilat kaq rëndë janë manipuluar në të kaluarën, për të cilat kaq keq jemi dhunuar e mashtruar.
    Nuk eshte as turp dhe as krim te flasesh per kete teme. Madje duhet te flasim dhe te bertasim fort qe te na degjojne te gjithe sepse shqiptaret nuk po kerkojne tokat e botes por tokat e tyre te cilet fqinjet me ndihmen e te medhenjeve ia kane zhvatur pak nga pak gjate shekujve. Me pavaresimin e Kosoves bashkimi I nje pjese te truallit kombetar do behet edhe me I shpejte. Pervec te mirave asgje e keqe nuk do na vije nga bashkimi I trojeve dhe kjo do jete ne te miren e te gjitheve ne, pasi faktori shqiptar do behet shume me I fuqishem se tani e do na degjohet me forte zeri ne arenen rajonale e me gjere.
    Ribashkimi kombëtare dhe kontributi rreth projektit për bashkim, aq sa është akt moral është edhe interes personal I secilit shqiptare veç e veç. Shkakun e prapambetjeve kaq të theksuara në trevave shqiptare sot duhet kërkuar në copëtimin dhe dezintegrimin Kombëtare. E vetmja rrugë për të mbijetuar është BASHKIMI GJITHKOMBËTAR!

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close