Publikuar me datën: Tue, May 12th, 2015

“Foreign Affairs”: Gruevski është i gatshëm të luftojë deri në fund

Ish përfaqësuesi i Grupit Ndërkombëtar të Krizës për Maqedoninë, Edward P. Joseph vlerëson se faktori ndërkombëtar duhet t’i kushtojë vëmendje të vazhdueshme Maqedonisë. Këtë tezë ai e mbron në revistën me ndikim “Foreign Affairs”, në një analizë të detajuar mbi ngjarjet politike, por edhe rastin e fundit në Kumanovë.

Joseph thotë se ngjarjet e Maqedonisë janë shembull tipik i pasojave të vëmendjes së përkohshme në vend të vëmendjes konstante.

Gabimin për Maqedoninë dhe për vendet e tjera në Ballkan, ai e sheh në faktin se liderëve ballkanik iu dha shumë herët përgjegjësi të madhe për të mbajtur.

“Washingtoni i ndau BE-së shumë herët, përgjegjësinë kryesore për Ballkanin, e cila në fakt, shumë herët ia kaloi këtë përgjegjësi liderëve në rajon. Pa ‘kulaç’ ose ‘kërbaç’ të fortë të BE-së për të kontrolluar sjelljen e tyre, politikanët konsoliduan rrjetet e tyre të korrupsionit, frikësuan mediumet, duke bërë rezistencë ndaj reformave thelbësore”, tha Edward P. Joseph për “Foreign Affairs”, transmeton Alsat.

Në analizën për Maqedoninë, Joseph vlerëson se Nikolla Gruevski duket i gatshëm të luftojë deri në fund, i ballafaquar me pasojat gjyqësore por edhe ato personale, pas “bombave” të publikuara nga opozita. Njëkohësisht, ai vlerëson se motivet për ngjarjet në Kumanovë të paktën janë misterioze.

“Ironikisht, përleshja mes policisë maqedonase dhe radikalëve të supozuar shqiptarë vjen në një kohë kur marrëdhëniet ndëretnike shënojnë hapa përmirësimi. Për herë të parë në historinë e tij 24 vjeçare si shtet modern i pavarur, shqiptarët dhe maqedonasit, në masë të madhe duken të bashkuar në luftën kundër diktaturës. Në kohën kur thuajse të gjitha televizionet janë nën kontrollin qeveritar, pikërisht televizioni Alsat M me pronësi shqiptare, është ai që transmeton bisedat e përgjuara dhe ofron hapësirë të konsiderueshme në ekran për zërin e opozitë, që është shembull i mrekullueshëm i solidaritetit”, u shpreh Edward P. Joseph për “Foreign Affairs”.

Përmes shembullit në Maqedoni, Joseph kujton Perëndimit leksionin nga ish Jugosllavia.

Nëse ju shpëton ballafaqimi i menjëhershëm dhe direkt ndaj një problemi thelbësor për ta zgjidhur, më vonë do ta keni shumë vështirë për ta vënë nën kontroll dhe zgjidhur atë.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close