Publikuar me datën: Sun, Nov 13th, 2011

FMN: Kriza në eurozonë nuk e godet Kosovën

Prishtinë, 13 nëntor – Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) ka njoftuar sot se, për arsye të qasjes së kufizuar në tregjet financiare botërore, Kosova ka shmangur çrregullimet serioze të krizës që po e dridh eurozonën, megjithë faktin se euro është valutë zyrtare e Kosovës, transmeton FoNet njoftimin e agjencisë së lajmeve AP.

Në njoftimin që sonte është postuar në ueb faqen e FMN-së, thuhet se “Kosova në masë të madhe ka mbetur e pa goditur me turbulencat financiare në zonën e euros, për shkak të integrimit të kufizuar në tregjet globale financiare”.

AP përkujton se 85 shtete të botës kanë njohur pavarësinë e Kosovës të shpallur në vitin 2008 dhe se anëtarësimi i saj në FMN ka rritur imazhin e saj ndërkombëtar.

Por, shton agjencia, FMN-ja në muajin maj ka ulur statusin e Kosovës në këtë organizatë financiare në partneritet joformal, duke i shkurtuar mbështetjen financiare, kur Qeveria vazhdoi me rritjen e rrogave për shërbyesit civilë, megjithë restriksionet buxhetore.

Kosova ka rreth 2 milionë banorë, shumica shqiptarë, nga të cilët mjaft syresh kanë të afërm jashtë vendit, dhe të cilët ndihmojnë financiarisht fam,iljet në Kosovë, mirëpo, tërheq vërejtjen FMN-ja, sasia e këtyre parave sipas të gjitha gjasave do të zvogëlohet kur të ulen të ardhurat në eurozonë.

Kriza në eurozonë do të mund të reflektohej negativisht edhe në dërgimin e remitancave dhe në investime direkte të huaja, thuhet në njoftimin e FMN-së.

FMN-ja ka këshilluar Kosovën që ta shesë kompaninë e vet më profitabile Post-telekomin, por ky proces do të duhet të përsëritet pasi që disa blerës potencialë janë tërhequr nga tenderi as hetimit për korrupsion në këtë kompani.

Konsiderohet se Kosova është vbendi më i varfër në Evropë me përqindjen e papunësisë mbi 40 për qind, gjë që, si raporton AP, është pasojë e luftës së viteve 1998-99, si dhe e kundërshtimit të Serbisë për të njohur pavarësinë e Kosovës, gjë që dekurajon investitorët e huaj.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close