Publikuar me datën: Fri, Oct 12th, 2012

Fjalimi i Kryetarit Ahmeti në konferencën për atdhetarin Hasan Prishtina

Të nderuar të pranishëm,

Më lejoni t’ju përgëzoj për këtë nismë të qëlluar, që përmes një organizimi solemn, në kuadër të shënimit të 100 vjetorit të shpalljes së pavarësisë së shtetit shqiptar dhe Ditës së flamurit tonë kombëtar, këtë Akademi t’ia kushtojmë njërit prej burrave më të mëdhenj të kombit, ideologut dhe strategut të kryengritjeve të mëdha të 1912-ës, themelvënësit të pavarësisë së Shqipërisë, deputetit demokrat, arsimdashësit të pashoq dhe patriotit të madh, Hasan Prishtina.

Të respektuar dashamirë,

Fillimshekulli XX për  popujt e Ballkanit do sjell tragjedi të përmasave biblike, si pasojë e luftërave ballkanke dhe, më vonë, edhe Luftën e Parë Botërore, por, njëkohësisht, në këtë periudhë do dalë në skenë edhe një plejadë e tërë veprimtarësh, që do marrin mbi supe fatet e kombit dhe drejtimin e vendit pas rënies së Perandorisë Osmane. Kujtoj se këto dy momente shënuan kthesën më të madhe në historinë e popujve dhe shteteve të kësaj pjese të Evropës.

Dhe, pikërisht në vorbullin e trazirave më të mëdha shoqërore e politike, të papara gjer atëherë, lind dhe formësohet njëra nga figurat më emblematike të asaj kohe, që më ka frymëzuar dhe udhëhequr gjatë gjithë veprimtarisë sime politike, pra i madhi Hasan Prishtina, emri që aq shumë lidhet me vendin dhe ngjarjet e Shkupit, kryeqytetit të Dardanisë kreshnike.

Gjykoj se ky bir i Polacit të Vushtrisë, bej dhe deputetit i Kosovës, ky demokrat i rrallë dhe atdhetar i spikatur ishte dhe mbetet emri më i nderuar dhe më i rëndësishëm i çasteve më vendimtare nëpër të cilat kaloi populli shqiptar që nga 1912 e deri kur dora gjakatare i merr jetën në Selanik të Greqisë.

 

I nderuar auditor,

Më lejoni që fare shkurt të shtjelloj dhe dëshmoj pretendimin tim për sa i përket rolit dhe vendit që zuri Hasan Prishtina  në historinë e re të popullit tonë, dhe pse jo edhe të popujve tjerë të Ballkanit. Me bindjen më të madhe them se në figurën poliedrike të Hasan Prishtinës natyrshëm përqendrohen virtyte që rrallëkund i gjen brenda një personaliteti. Le t’i kujtojmë vetëm disa:

–       Luftëtar i paepur për liri dhe shtetndërtim;

–       Deputet demokrat, në periudhen kur vlerat e demokracisë ishin ende në embrion në këtë pjesë të Ballkanit;

–       Ministër në më shumë qeveri shqiptare në mes dy luftërave botërore;

–       Ishte Kryeministri i vetëm i një qeverie shqiptare nga pjesa e kombit të mbetur jashta kufijve të Shqipërisë londineze,

–       Arsimdashës i rrallë e financues i madh i veprimtarive mësimore e publicistike, dhe

–       vizionar dhe strateg i pashoq për sa u përket orientimeve politike të popullit tonë.

Të dashur miq të figures që po përkujtojmë,

E di se nuk do të them asgjë të re nëse këtu para jush ritheksoj se është e vërtetë historike se Kryengritjen e madhe të 1912-ës në Kosovë, Maqedoni dhe ne Malësi të Mbishkodrës e drejtuan dhe udhëhoqën Isa Boletini, Bajram Curri, Mehmet pashë Deralla dhe të tjerë, por truri, shpirti dhë zëri i tyre ishte pikërisht Hasan Prishtina.

Po ashtu, është fakt i gjithpranueshëm se pavarësinë e Shqipërisë e shpallën Ismail Qemali, Luigj Gurakuqi dhe burra tjerë të kombit, por roli i pazëvendësueshëm i Luanit të Prishtinës, dija dhe largpamësia e tij bënë që Plaku i urtë i Vlorës pa hezitim ta emërojë për minister në Qeverinë e Përkohshme.

Në vitet e vështira që pasuan shtetin e ri dhe të brishtë shqiptar, Hasan Prishtina është i përkushtuar me tërë qenien e tij për ruajtjen dhe konsolidimin e institucioneve, ndërtimin e urave të miqësisë me kancelaritë e Evropës dhe në mënyrë të vaçantë energjitë e veta dhe tërë potencialin  intelektual dhe financiar e vë në funksion te çlirimit të Kosovës nga zgjedha serbe.

Vlen për të veçuar faktin se ishte Hasan Prishtina, që me përvojën e madhe diplomatike e politike  diti të hetojë miqtë e vërtetë të popullit tonë. Kështu, më 18 dhjetor 1919, në prag të Konferencës së paqes në Versaj, i adreson presidentit amerikan Udro Uilson një kërkesë në emër te organizatës “Mbrojtja Kombëtare e Kosovës”  që edhe shqiptarëve t’u njihet e drejta e vetëvendosjes, duke vënë në këtë mënyrë linjat e para të miqësisë dhe aleancën me demokracinë e re amerikane.

Falë largpamësisë së Hasan Beut sot mburremi se jemi aleatë me shtetin më të fortë të botës, ku u çelikosën parimet e lirisë, barazisë, demokracisë dhe vlera tjera universale.

Se Hasan Prishtina ka qene politikan modern e pragmatik, prej të cilit duhet të mësojme të gjithë ne, flasin e dëshmojne shumë akte nga veprimtaria e tij e bujshme politike, por unë sot këtu para jush do të veçoj vetëm dy, të cilat i vlerësoj si tregues më autentik  të shembëlltyrës së tij të pashoqe.

Më 8 dhjetor 1921, Këshilli i Lartë i Shtetit ia besoi formimin e qeverisë së re. Është periudha e paskongresit të Lushnjës dhe shteti shqiptar kalon një fazë krize të madhe, si pasojë e mosmarrëveshjeve mes demokratëve, me orientime të qarta për bashkim kombëtar dhe kundërshtarëve të këtij përcaktimi të drejtë. Kështu, për të evituar gjakderdhjen dhe futjen e vendit në luftë qytetare, kryeministri Prishtina jep dorëheqje, duke u dëshmuar mbështetësve të Ahmet Zogut dhe të Esat pashë Toptanit se atdheu për atë është më i shtrenjte se gjithçka dhe mbi të gjitha.

Mendoj se këtu është momenti për të shpalosur një fakt tjetër që tregon ndershmërinë dhe atdhedashurinë e tij. Në përbërjen e kabinetit qeveritar, kryeministri Prishtina mbledh burrat më të mirë dhe më të dëshmuar të kombit, si: Luigj Gurakuqi, ministër i Brendshëm, Fan Noli, ministër i Jashtëm, Zija Dibra, minister i Luftës, Hoxhë Kadriu, ministër i Drejtësisë, Koço Tasi, minister i Financave, Kristo Dako, ministër i Punëve botore dhe Haki Tefiku, ministër i Arsimit publik. Dhe, më e veçanta e kësaj përzgjedhjeje është fakti se të gjithë këta burra të regjur e të dëshmuar edhe pas dështimit te kabinetit Prishtina mbeten emra të nderuar e në shërbim të kombit pa asnjë njollë të vetme në biografitë e tyre,

Dhe, moment i dytë që e bën të vaçantë Hasan Prishtinën dhe e zbulon në tërë madheshtinë e karakterit të tij si burrështetas i vërtetë është se ai dinte të ngritet mbi inatet dhe egon personale. Edhe pse gjate gjithë veprimtarisë së tij politike kishte qenë në pozicione të kundërta me Ahmet Zogun, edhe pse ai e pati dënuar tri herë me vdekje, biri i Kosovës, kur vlerësoi se politika e jashtme e mbretit Zog filloi të largohej nga Beogradi dhe të afrohet me Romën,  u tregua i gatshëm të afrohet e të bashkëpunojë edhe me armikun e tij personal, i cili perveç tjerash ia kishte vrarë dy bashkëpunëtorët dhe shokët me të mire: Luigj Gurakuqin e Bajram Currin.

Madhështia e figurës së Hasan Prishtinës rritet edhe me angazhimin e tij për të bashkëpunuar me forcat progresive të popujve tjerë të robëruar të Ballkanit. Vlen të përmenden kontaktet dhe përpjekjet për të koordinuar aktivitetet me veprimtarët maqedonas, të cilët, po ashtu luftonin për lirinë e popullit të vet. Shembulli i Hasan Prishtinës mundet dhe duhet t’i thyej paragjykimet që mund të ekzistojnë dhe të vërtetojë edhe njëherë se dy bashkësitë më të mëdha etnike në Maqedoni sa herë që janë përballur me ndonjë të keqe të madhe kanë ditur të jenë krah për krah e të ndihmohen mes vete.

Prandaj, të nderuar të pranishëm, konsideroj se duhet  lavdëruar organizatorin e kësaj akademie, e cila pas botimit të dokumenteve arkivore të veprimtarisë së tij dhe Konferencës që u mbajt para do kohe, disi e rikthejnë vëmendjen te ky kolos, sepse ndriçimi dhe nderimi i figurës së Hasan Prishtinës mishëron shumëçka në një vend.

Paralajmërimi i autoriteve vendore të Komunës së Çairit se për këtë përvjetor të madh në Sheshin e Shkupit të vjetër do bëjnë vendosjen e shtatores së Hasan Prishtinës e bën edhe më madheshtor shënimin e kësaj ngjarjeje të paharruar.

Rroftë e qoftë për jetë e mot kujtimi për jetën e të bëmat e Hasan bej Prishtinës!!!

Urime e përgëzime!

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close