Fjalimi i Deputetes Ganimete Musliu ne Kuvendin e Kosoves

Fjala ime mbajtur sot ne Kuvend per mbylljen e Memorialit te UÇK-së ne Marinë.
Te nderuar Deputet
Me 21 Tetor 2011 ketu ne Kuvend ne piken per deklarime jasht rendit te dites pata ngritur shqetesimin tim rreth mosperkujdesjes institucionale per memorialet perkujtimore me theks te veqant per memorialin e UÇK-së ne Marine te Skenderajt ku jane te skalitur emrat e te gjithe deshmorve te UÇK-së nga mbarë Kosova…. Ne dhjetor te vitit 2011 pas deklarimit tim ne Kuvend donatori Benito Mares ju kishte shkruar nje leter te gjithe deputeteve te Kuvendit dhe kishte kerkuar qe nisma ime te mbeshtetet. Te nderuar Deputet Faza e pare e projektit eshte financiar nga donatori Benito Mares, faza e dyte nga Qeveria e Kosovës ndersa qe nga themelimi i Agjencise per Menaxhimin e Komplekseve Memoriale te Kosovës ky Kompleks me karakter kombetar ka mbetur ne meshiren e fatit dhe eshte shkaterruar pothuajse ne tersi dhe para tre kater ditesh ketij memorjali ju Vu dryri nga donatori amerikan dhe eshte mbyllur. Te nderuar Deputet mbyllja e ketij Memoriali eshte ofendim per deshmoret e UÇK-së është ofendim për familjet e tyre është ofendim per shtetin tonë, prandaj kerkoj nga Agjencia per Mbikqyrje te Memorialeve qe urgjentisht ta hap kete kompleks dhe te merret me trajtimin e këtij kompleksi sepse ne pritje te perfundimeve te punimeve te ketij kompleksi varrezat e deshmorve ne Skenderaj kanë mbetur ne lokacion te papershtateshem dhe ne gjendje jo te mirë. Per fund do te shkepus nje pjese nga letra e Benito Mares qe ju kishte shkruar deputeteve ne vitin 2011 ku nder te tjera thot: Nderi dhe respekti i çdo Kombi reflektohet nga menyra se si njerzit i nderojne dhe respektojne ata qe sakrifikuan jeten e tyre per ta. Sidomos per te rinjet nderimi dhe kujdesi per permendoret dhe monumentet jane burimi kryesor i krenarisë dhe patriotizmit. Pa Krenari dhe patriotizem Kombet do te deshtojne perseri dhe do te perfundojne ne nenshtrim.
Per te perfunduar fjalen time edhe njeher kerkoj nga Agjencia per Mbikqyrje te Memorialeve qe urgjentisht ta hap kete kompleks dhe ta marr ne mbikqyrje.
