Publikuar me datën: Tue, Jun 4th, 2013

Fjala e kryetares, Teuta Arifi në hapjen e Festivalit ndërkombëta

Të nderuar mysafir , Regjisor dhe aktor, Të dashur qytetarë, Nuk ka dyshim që misioni i kulturës në shoqëri, është i shenjtë, është ai mision që s’mund të zëvendësohet me asnjë formë tjetër të aktivitetit njerëzor. Kultura është shpirti i një kombi, është arteria që i çelë damarët për funksionim të shëndoshë të shoqërisë prandaj fillimisht dëshiroj të përgëzoj këshillin organizativ të Festivalit ndërkombëtar të filmit ODA që për here të dytë e bëri Tetovën nikoqire të këtij festivali . Kultura është shpirti i një kombi prandaj ne kemi për detyrë të investojmë në ngritjen e një tabani të fortë të mbijetesës artistike a duke përkrahur artistët tanë dhe evenimentet kulturore që ndikojnë fuqishëm në ruajtjen e identitetit kulturor të qytetit të Tetovës. Unë besoj që Tetova mund të përjetojë zgjim kulturor falë potencialit të saj për ti flakur dallimet dhe për të vlerësuar bashkësinë më tepër se individin duke qenë inspirim për qytetarin dhe artistin, dhe duke u bërë unike dhe e aftë t’iu përgjigjet me vetëdije sfidave të ardhmërisë prandaj kultura dhe politikat e mira kulturore do të jenë në fokus të angazhimit tim si kryetare e qytetit Tetovës. Dua tu siguroj që komuna e Tetovës do të jetë partner serioz për realizimin e gjitha iniciativave kulturore që nxisin shijet estetike, mendimet dhe debatin duke e bërë Tetovën një qendër kulturore dhe intelektuale siç i ka hije një qyteti universitar ku duhet të gjendet ajka e mendimit dhe veprimit kulturor. Në fund, ju uroj të gjithëve të kaloni një javë të mrekullueshme me programin e pasur që para jush e sjell Festivali ndërkombëtar i filmit ODA. Ju faleminderit — Fjala e kryetares, Teuta Arifi në hapjen e Festivalit ndërkombëta

 

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close