Publikuar me datën: Thu, Jun 24th, 2010

Fitorja e “Vetëvendosjes” dhe humbjet e Kosovës

Maratona e gjykimit të masakrës së 10 shkurtit 2007 u mbyll para pak ditësh. I akuzuari i vetëm për ato që ndodhën atë ditë –  kur u vranë Arben Xheladini dhe Mon Balaj, si edhe u plagosën dhjetëra qytetarë të Kosovës – Albin Kurti, u dënua me kohën e paraburgimit, thjesht për të rregulluar letrat e gjykatës. Ndërsa Kurti gjykohej disa veprimtarë të lëvizjes “Vetëvendosje!” po rriheshin barbarisht nga forcat speciale policore, aq sa ndokujt i hoqën mallin e milicisë serbe! Regjimet ndryshojnë, por metodat mbeten po ato. Nuk ka gjë më të shëmtuar për një popull deri dje të pushtuar, të shtypur e të dhunuar, të shohë se pas çlirimit regjimi i ri kërkon të arrijë standardet terrorizuese të regjimit të vjetër.
Ndërsa me fundin e këtij gjyqi nuk mund thuhet se EULEX-i e ka nisur me këmbën e mbarë forcimin e shtetit ligjor në Kosovë, padyshim që fituesja e vërtetë nga ky proces doli lëvizja “Vetëvendosje!”. Sigurisht kjo është një fitore e trishtë, sepse autorët e vërtetë të krimit të 10 shkurtit mbeten pa u ndëshkuar. Mirëpo patjetër është një fitore për këtë lëvizje qytetare dhe kombëtare, e cila ka përballuar një terror të pareshtur shtetëror dhe të pashembullt në Kosovë pas vitit 1999. Niçja thotë se çfarë nuk më shkatërron, më bën më të fortë dhe vetë fakti se lëvizja “Vetëvendosje!” ia doli të mbijetonte dhe madje të forcohej akoma më shumë, është treguesi kryesor i fitores së saj. Lëvizja mbijetoi, sepse ajo frymëzohej nga ideali kombëtar dhe përkrahej nga populli, i cili përditë po sheh se si po i fashiten ëndrrat që kishte thurur për kohën e lirisë.
Fitorja e lëvizjes “Vetëvendosje!” është shumëplanëshe: vendëse (kosovare), kombëtare (shqiptare) dhe ndërkombëtare. Në planin vendës, gjatë gjithë procesit gjyqësor kundër Albin Kurtit dhe sidomos në epilogun e 12 qershorit, lëvizja “Vetëvendosje!” gjithmonë e ruajti epërsinë morale, përballë një pushteti të korruptuar deri në rrënjë, të larguar dhe të veçuar nga qytetarët dhe nevojat e tyre dhe që mbahet në këmbë nga bashkëfajësia në korrupsion, interesat private të udhëheqësve shqiptarë dhe përfaqësuesve ndërkombëtarë. Fitorja morale në sytë e popullit do të thotë shumë, sepse ai e bën dallimin midis veprimtarëve të frymëzuar nga idealet dhe atyre që janë gati të kryejnë çdo poshtërsi e krim për të qëndruar në pushtet.
Në planin kombëtar, procesi kundër Albin Kurtit dhe lëvizjes “Vetëvendosje!” u bë shkak për një solidaritet të madh kombëtar në Kosovë, Shqipëri dhe IRJM dhe kudo ku janë shqiptarët, sidomos në mesin e të rinjve. Këta të fundit tani e kanë më të qartë dallimin midis qëndrimeve parimor dhe burrëror të Kurtit dhe të veprimtarëve të Lëvizjes në njërën anë dhe të politikanëve të veckël shqiptarë në Prishtinë, Tiranë dhe Shkup. Lëvizja “Vetëvendosje!” është kthyer në një simbol kombëtar, që po ngre lart flamurin e Lidhjes së Prizrenit pikërisht atëherë kur të tjerë po përpiqen që institucionalisht shqiptarët të mos i referohen kësaj ngjarjeje që është pikënisja e nacionalizmit politik shqiptar dhe shprehja e parë e kombit shqiptar si i tillë. Këshillat që u ngritën për të kundërshtuar gjyqin kundër Albin Kurtit me parullën “Jemi Një!” bënë një punë shumë të mirë informuese dhe zgjuese dhe që duhet ta vazhdojnë edhe për problemet e shumta kombëtare që na shqetësojnë.
Në planin ndërkombëtar, gjyqi kundër Albin Kurtit e shfaqi hapur karakterin neokolonial që mund të marrin organizatat ndërkombëtare, kur nuk u shërbejnë interesave të popujve aty ku vendosen, por vetëm interesave të porositësve të tyre ndërkombëtarë. Kosova është tashmë një vend ku testohet e ardhmja e ndërhyrjeve dhe misioneve ushtarako-civile ndërkombëtare. UNMIK-u dje dhe EULEX-i janë akuzuar për neokolonializëm nga lëvizja “Vetëvendosje!” dhe sjellja e tyre në shumë drejtime ka qenë e denjë për këtë emërtim. Aftësia e Bashkimit Evropian për të qenë një aktor i sigurisë në Evropë është vënë në një dyshim serioz prej procesit politik të EULEX-it kundër Albin Kurtit.
Fitorja e lëvizjes “Vetëvendosje!” në këto tri plane shenjon humbjet e Kosovës. Shteti i shpallur si republika e dytë shqiptare nuk është as republikë dhe as shqiptar.  Nuk mund të jetë republikë më 12 qershor 2010 kur policia speciale dhunon pa asnjë shkak dhe provokim qytetarët me metoda brutale. Kosova e shkopinjve, e shkelmave dhe e helmeve kundër të rinjve që protestojnë për të drejta kombëtare e shoqërore mund të jetë republika e sejdinëve, hashimëve, dacëve, etj., por jo e qytetarëve. Nuk mund të jetë republikë një shtet që lejon ekzistencën e strukturave qeveritare paralele të armikut në 1/3 e territorit dhe konsideron armik publik organizatën që vetëvendosjen, sovranitetin dhe demokracinë i ka në zemër të ideologjisë së saj. Nuk mund të jetë republikë shqiptare një shtet që miraton heqjen dorë nga simbolika kombëtare dhe që së fundi nga stema e Prizrenit përjashtoi shtëpinë-muze të Lidhjes. Çfarë vlere kanë njohjet ndërkombëtare për një republikë nëse shumica e qytetarëve të saj nuk e njohin veten e tyre te ajo. Çfarë vlere ka që himni i Kosovës të luhet krahas himneve të shteteve të tjera, kur qytetarët e saj nuk janë në gjendje ta këndojnë atë!
Shkopinjtë, shkelmimet, fyerjet ndaj veprimtarëve të lëvizjes “Vetëvendosje!” më 12 qershor 2010 janë treguesi më i mirë për nivelin e demokracisë dhe të respektit të të drejtave të njeriut që ka arritur shteti i Kosovës. Ata që mendojnë të realizojë ndryshimin e vërtetë, ata që besojnë te fuqia e votës dhe e aktivizimit të pareshtur të qytetarëve për të të drejtat dhe interesat e tyre si jetësim i demokracisë, pikërisht ata shikohen si rrezik për rendin në Kosovë. Ata që duan një demokraci, e cila, siç thotë Kurti, të mos shterohet nga përfaqësimi, ndeshen me mosdurimin e klikës në pushtet, e cila ka frikën e humbjes së pozitës së saj sunduese. Jo më kot zemërimi i klikës u shfry mbi trupat e pambrojtur të të rinjve të lëvizjes “Vetëvendosje!” ditën kur kjo shpalli vendimin për të marrë pjesë në zgjedhje.
Lëvizja “Vetëvendosje!” po shfaqet si alternativa politike që synon të prapsojë humbjet e Kosovës që nga miratimi i Pakos Ahtisari e deri tani. Kjo detyrë sigurisht që është e vështirë, por jo e pamundur, sidomos atëherë kur ekziston vizioni dhe mbështetja e popullit.

(Autori është sociolog dhe profesor në Universitetin e Tiranës)

Faleminderit për rekomandimin

Shkruan: Enis Sulstarova

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close