Publikuar me datën: Wed, Jan 5th, 2011

Fillimi i ri

Artan GRUBI
Hapi i parë për të arritur në ndonjë vend tjetër është të vendosni që nuk do të qëndroni më në vendin ku jeni. Shkrimin e parë për këtë vit po e nis me filozofinë e fillimit të ri bashkë me frymëzimin për nisma të reja.
Frymëzimi individual trajtohet nga Schopenhauer i cili kundërshton konceptin e logjikshëm të vetëdijes kolektive, të trajtuar më herët nga Hegel dhe Kant të cilët thonë që kjo ndërgjegje shoqërore përcakton veprimet individuale të anëtarëve të kolektivit. Schopenhauer beson që njerëzit janë të prirë vetëm nga vullneti i tyre i cili në fakt është i palogjikshëm, padrejtim.
Cilat janë elementet përkufizuese të vetëdijes kolektive të shqiptarëve të Maqedonisë që do t’a përcaktojnë sjelljen tonë individuale si anëtar të këtij komuniteti? Ndërgjegjja shoqërore shqiptare lëvizte në kahje të ndryshme gjatë 20 vjeçarit të fundit, duke përfshirë referendumin për Iliridën, përpjekjet për të fituar të drejtën e përdorimit të gjuhës, flamurit, arsimit në gjuhën amtare, përfaqësimit të drejtë, rregullimit të ri shtetëror, marrëveshjes së Ohrit, marrëveshjes së re, etj. Sa këto përcaktime shoqërore të shqiptarëve në Maqedoni kanë ndikuar në sjelljen tonë si individë? Fare pak dhe kjo i shkon për shtati qëndrimeve të Schopenhauer që vullneti individual nuk përcaktohet nga ai shoqëror dhe se përvetësia është në fakt kaotike, e palogjikshme. Qytetari angazhohet për çështjet e mësipërme vetëm në nivel sipërfaqësor, duke refuzuar protagonizmin dhe duke mospërfillur faktin që ky angazhim sipërfaqësor dhe kujtimshkurtër lejon disa individë të njëjtë të përcaktojnë vetëdijen kolektive shqiptare në mënyrë absolutisht të pasuksesshme në 20 vitet e fundit.
Ky fillim duhet të shënon nismën e përpjekjeve tona për të gjetur formulën e kombinimit të teorive të mësipërme në mënyrë që të urëzojmë vullnetin individual të qytetarit me ndërgjegjen shoqërore.
Këto rreshta janë një dorë e shtrirë në mënyrën më të sinqertë për? bashkëpunim me mendjet e pakontaminuara dhe progresive në sfidimin e të keqes kolektive dydekadëshe me gjithë elementet përcjellëse të cilat kanë lehtësuar këtë degjenerim. Është fare e lehtë dhe e mundshme, kërkon pak përkushtim, sinqeritet dhe besë.
Çdo gjeneratë i ka betejat e veta për t’i luftuar. Pesë vite më herët disa gjëra dukeshin të pamundshme, por sot i shohim ndryshimet që i nxitëm dhe për të cilat kishim aq shumë nevojë në mënyrë që nesër të kuptohemi drejtë. Sot kemi një shoqëri që kërkon përgjegjësi për fjalët dhe llogari për të bëmat, sot qytetari shqiptar voton në mënyrë preferenciale, sot kemi media të pavarura edhe pse në disa ka akoma mëndje të pareformuara, sot kemi shoqëri civile shqiptare me ndikim, edhe pse në raste e çalë dhe me patericë, imagjinoni, sot kemi analistë politik shqiptarë dhe opinionbërës, të gjitha këto jashta kthetrave partiake, së paku deklarativisht por kjo s’ka fare rëndësi, Zoti i shtoftë. Duke parë këto ndryshime jo aq të kapshme për qytetarin, por shumë domethënëse për njerëzit që analizojnë zhvillimet politike dhe shoqërore, elementet përcjellëse të degjenerimit dydekadësh të shqiptarëve në Maqedoni, në të shumtën e rasteve në shërbim të vet politikave maqedonase, po shohin me oportumitet dhe me jargë të stërzgjatura nga goja e tyre e lakmueshme. Protagonistët e degjenerimit nuk janë të rëndësishëm sepse ato kanë filluar procesin e vetëshkatërimit. Por ama, këto elementet kameleone, përcjellëse të këtij degjenerimi, janë shumë të rrezikshëm sepse i adaptohen çdo rrethane dhe sot përpiqen të behën protagonistë. Njëkohësisht, e kanë një problem të vështirë, nuk përjetohen si mjaftueshëm shqiptar nga qytetarët për arsye të kujtesës kolektive dhe kontributit të tyre të heshtur në këtë degjenerim në shërbim të strategjisë maqedonase për t’i privuar shqiptarët nga hisja e tyre dhe mospërputhja me kohën e re dhe njerëzit e ri tek shqiptarët e Maqedonisë. Andaj, të hendikepuar nga kjo pikënisje e pavolitshme, kanë nisur procesin e legjitimit të tyre në Tiranë dhe Prishtinë, shtrirjen e ndikimit në media dhe shoqëri civile duke i kontaminuar ato nga droja e humbjes së ndikimit shoqëror ndaj realitetit të ri shqiptar që sillet me mospërfillje deri në përbuzje për këto elemente përcjellëse dhe rolin e tyre defetist në shoqëri.
Fillimi i ri nuk mund të behët me këto recidivë, qofshin ato të recikluar dhe në paketim të ri dhe këto elemente duhet të kanë mësuar mos të qëndrojnë në shina kur kalon treni me fuqi të plotë.
Kohë e re po afrohet për shqiptarët e Maqedonisë, kohë kur do të çmohet cilësia dhe jo injoranca e serviliteti, kur do të institucionalizohet barabarësia, kur kulturën, shëndetin, arsimin tonë do ta mbështet buxheti shtetëror dhe jo ai privat i sipërmarrësve dhe diasporës, kur do të kapitalizojmë ne nga shpëtimi i stabilitet makroekonomik të vendit që bën diaspora jonë, kur prioritet i vërtet i secilit prej nesh do të jetë familja, kur do të jemi protagonist dhe jo me role dytësore, kur investimet e jashtme të drejtpërdrejta do të bëhen realitet, kur integrimet euroatlantike do të bëhen mentalitet dhe jo fasadë për mungesën e fjalorit dhe njohurive, kur Tirana dhe Prishtina do janë më afër se kurrë. Këto procese janë maratonike dhe këtu nuk ka vend për sprinter e as për elemente përcjellëse, oportuniste, kameleone, epizodiste dhe të ngjashëm.
Çdo fillim i ri nis nga fundi i një fillimi të mëhershëm dhe çdo rrugëtim nis nga hapi i parë. Ajo që mund të ju duket që është fundi të dashur miq, është vetëm fillimi i ri.

(Autori është kryetar Lëvizjes Qytetare ZGJOHU! dhe kolumnist i rregullt i gazetës LAJM)

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close