FIFA mund ta dënoj kombëtaren shqiptare

E tashmë që “derbi shqiptar” përfundoi, mund të thuhet fare mirë se ai nuk la një “shije’ të mirë pasi me dashje apo pa dashje u fut edhe në “grackën nacionaliste”.
Por, sharjet raciste të adhuruesve shqiptar “Tifozat Kuq e Zi” ndaj mesfushorit shqiptar, Valon Behramit të tilla si “Valon Maxhupi” mund t’i kushtojnë kombëtares shqiptare, pasi që organizata më e madhe në botë e futbollit FIFA-s ka rregullore të qarta kundër racizmit. Sipas rregullores së FIFA-s, nëse tifozët e një kombëtareje bëjnë thirrje raciste atëherë ajo kombëtare dënohet me të holla por edhe me pezullim të terrenit.
Vlen të theksohet se për të njëjtin rast Kroacia është dënuar me një gjobë prej 80 mijë eurove, pas thirrje raciste të adhuruesve së kombëtares kroate të bëra në drejtim të sulmuesit italian, Mario Balotellit të bëra muaj më parë gjatë kampionati evropian të mbajtur në Poloni dhe Ukrainë.