Publikuar me datën: Tue, Jun 22nd, 2010

Feith ia shfaqi PE-së shqetësimet për korrupsionin në Kosovë

Bruksel, 22 qershor – Në Parlamentin Evropian sot, në një mënyrë, është “dita e Kosovës“, raporton KTV-ja.
Në Komitetin për Politikë të Jashtme tashmë ka folur shefi i ICO-së, Pieter Faith. Në raportimin e tij tretë para parlamentarëve evropianë në Bruksel, ai tha se ngecja e vazhdueshme sociale dhe ekonomike e Kosovës, administrata e korruptuar dhe qeverisja e dobët, janë disa nga problemet që e karakterizojnë Qeverinë dhe Kosovën. “Sistemi gjyqësor duhet të vazhdojë ta përmirësohet për të mundësuar forcimin e sundimit të ligjit. Korrupsioni i pranishëm, pamundësia për t’i tërhequr investitorët, e qeverisja e dobët, janë sfida për të gjithë në Kosovë dhe, zotërinj të nderuar, nuk mund të jenë premtuese për të ardhmen evropiane të Kosovës”, u ka thënë parlamentarëve në Komitetin për Politikë të Jashtme të PE-së.
Faith më tej ka shtuar se BE-ja dhe EULEX-i kanë forcuar angazhimin në terren,  veçmas në adresimin e korrupsionit edhe në nivelet më të larta të qeverisë, duke e bërë të qartë se askush nuk është mbi ligjin. Duke folur për prokurimin, Faith ka thënë se ai edhe më tej është nën standardin e kërkuar ndërkombëtar me gjithë përpjekjet e Qeverisë. Shefi i ICO-së, ka folur edhe për progresin e arritur, veçmas në pjesëmarrjen gjithnjë e më të madhe të serbëve të Kosovës në zgjedhjet lokale.
Ndërkohë, këtu  do të zhvillohet edhe një debat për raportin mbi Kosovën, për të cilin do të votohet një ditë më vonë, ndërsa do të zhvillohet edhe një takim i përbashkët i delegacionit të Evropës Juglindore me deputetë të Kuvendit të Kosovës.
Parlamenti Evropian është i vetmi institucion i BE-së, i cili e ka mbështetur me një rezolutë që në vitin 2007 sovranitetin e Kosovës nën mbikëqyrje ndërkombëtare, ashtu siç është propozuar me propozimin gjithëpërfshirës të Martti Ahtissarit. Kjo rezolutë në atë kohë ishte miratuar me shumicë të madhe votave, me gjithë përpjekjet e deputetëve nga vendet kundërshtare të Kosovës që ta parandalonin një formulim të tillë në rezolutë.
Tash para deputetëve është një propozim i ri i një raporti të paraqitur nga deputetja austriake e të gjelbërve, Urlike Lunacek, raportuese për Kosovën. Ky raport, si mocion për rezolutë të Parlamentit Evropian, është i pari për Kosovën në këtë përbërje të këtij Parlamentit Evropian. Me këtë dokument kërkohet një vendosmëri më e madhe për luftë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, respektim më të madh të lirisë së shtypit, përfshirje të shoqërisë civile në debatet politike dhe në interes të përgjithshëm. Ftesat për të dhënë rezultate konkrete në luftë kundër korrupsionit Parlamenti Evropian ia dërgon edhe EULEX-it. Po ashtu edhe me këtë dokument nënvizohet se Kosova duhet të jetë e përfshirë në procesin e liberalizimit të vizave dhe nuk bën të mbetet e izoluar.
Në raportin për Kosovën të përgatitur nga deputetja austriake Urlike Lunacek janë paraqitur 168 amendamente. “Koha Ditore” ka pasur qasje në këto propozime për ndryshime të tekstit të raportit për Kosovën. Shumë prej tyre janë nga kundërshtarët e Kosovës, dhe vijnë kryesisht nga Rumania, Greqia dhe Spanja. Ata madje në dhjetëra vende kanë propozuar edhe detaje të tilla, si për shembull që fjala “qytetarët e Kosovës“ të zëvendësohet me “banorët me vendbanim në Kosovë“, vetëm që të mos lihet përshtypja se Kosova është duke u trajtuar si shtet. Ka shumë propozime për dialog ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, madje edhe të tilla që thonë se “statusi i Kosovës nuk mund të zgjidhet pa pajtimin e Serbisë dhe Kosovës dhe në bazë të Rezolutës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së“. Pritet që të mos kalojnë propozimet për negociata të reja për status, sepse numri më i madh i deputetëve të Parlamentit Evropian mbështesin pavarësinë e Kosovës dhe e konsiderojnë këtë si një realitet nga i cili më nuk ka kthim.
Por është një propozim kontravers i zëvendësliderit socialist në Parlamentin Evropian, Hanes Swoboda, i cili kërkon që të hapet dialogu për “rolin e Serbisë në Kosovë“. Ai thotë se të dyja palët, duke menduar në Prishtinën dhe Beogradin, duhet të inkuadrohen me vullnet të mirë në dialog dhe mes të tjerash të diskutojnë edhe çështjet siç është roli i Serbisë në Kosovë. Disa burime nga disa shtete të BE-së e shohin këtë propozim si tentativë që të legalizohet ndërhyrja e Serbisë në punët e brendshme të Kosovës, dhe se kjo do ta cenonte pavarësinë e Kosovës. Swoboda edhe më parë ka bërë deklarata kontroverse, ndonëse ka thënë se “nuk ka çfarë të diskutohet për statusin, sepse Kosova është shtet i pavarur”, por ai ka shtuar se mund të bisedohet, sipas tij, “për një autonomi të serbëve në veri brenda Kosovës“.
Kundërshtarët e pavarësisë së Kosovës kanë propozuar edhe ndryshime të fjalive ku flitet për “liberalizimin e vizave” dhe që kjo të zëvendësohet me “lehtësimin e vizave”, që është nën nivelin e asaj që kanë vendet tjera të rajonit. Paragrafët e Raportit ku thuhet se “përshëndetet fakti se shumica e vendeve fqinje e kanë njohur pavarësinë e Kosovës” propozohet nga kundërshtarët e pavarësisë së Kosovës që të ndryshohen në “merret në dijeni se disa shtetet të rajonit e kanë njohur pavarësinë e Kosovës e disa të tjera jo“.
Edhe kësaj radhe pritet që të zhvillohet një lloj beteje për vota rreth këtyre amendamenteve, dhe për mbështetësit e pavarësisë së Kosovës nuk do të jetë edhe aq lehtë kësaj radhe.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close