Publikuar me datën: Mon, Sep 10th, 2012

Feith e quan sinjal të keq pasurimin e pushtetarëve

Shefi i Zyrës Civile Ndërkombëtare (ICO), Pieter Feith, në prag të përmbylljes së mbikëqyrjes së pavarësisë së Republikës së Kosovës, ka vlerësuar fazën e re, në labirintet e së cilës po hyn tashmë shteti i Kosovës. Ai ka folur edhe për korrupsionin dhe pasurimin e pushtetarëve, duke e cilësuar këtë sinjal të keq. Feith për herë të parë ka zbardhur edhe marrëdhënien e tij me kryeministrin kosovar, Hashim Thaçi si dhe me liderët e dy partive më të mëdha opozitare LDK dhe Vetëvendosje.

“Unë e kam quajtur gjithnjë këtë marrëdhënie si marrëdhënie të partneritetit. Që nga shpallja e pavarësisë, Kosova ka pasur shumë nevojë për një mbështetje të konsiderueshme të ndërkombëtarëve. Kur ka qenë e nevojshme ne i kemi sugjeruar kryeministrit që të ndryshojë qasjen e tij, apo që t’i bëjë gjërat ndryshe. Unë e kam inkurajuar atë që t’i bëjë gjërat pak më shpejt, apo ndoshta që të përmbahet nga disa veprime që ka pasur synim t’i bëjë. Në shumicën e rasteve i ka pranuar mirë, ndërsa në disa raste i ka pranuar pak më me rezerva”, ka deklaruar Feith në një intervistë për gazetën “Kosova Sot”.

Ai në vazhdim është përqendruar edhe te situata në pjesën veriore të vendit, duke thënë se duhet të shpërbëhen institucionet paralele.

“Institucionet paralele duhet të shpërbëhen. Mendoj që kjo është bërë e qartë për Beogradin që të bëjë balancimin mes aspiratave të veta evropiane me politikat e veta për Kosovën”.

Feith ka folur për korrupsionin dhe pasurimin e politikanëve e pushtetarëve.

“Nuk është sinjal i mirë pasurimi i udhëheqësve politikë”, ka thënë ai.

Ka kritikuar ashpër sistemin e drejtësisë, duke thënë se ka nevojë të madhe që të përmirësohet, të reformohet dhe të fuqizohet në rritjen e cilësisë, në ndarjen e drejtësisë dhe efikasitetit. Kemi parë deri tani raste individuale të korrupsionit të gjyqtarëve në gjyqësorin e Kosovës.

“E kam thënë edhe më herët, për të bërë një akuzë duhet të bëhen hetime. Nganjëherë, për shembull, krejt papritur janë zhdukur dëshmi mjaft të rëndësishme. Përmenda edhe më herët rastet e dëshmitarëve që nuk janë të gatshëm të bashkëpunojnë. Mendoj se duhet të pyesni EULEX-in se cilat pengesa e vështirësojnë punën e tyre”.

I pyetur se a do të mbyllet rast i ish ministrit Fatmir Limaj për dyshimet e ngritura për korrupsion, Feith është shprehur se shpreson se mund të arrihet deri te një përfundim.

“Unë me sa kam informacione, ka pasur aktakuza kundër Fatmir Limajt, por që gjykata i ka hedhur poshtë ato. Ndoshta prokurori nuk e kishte përpiluar akuzën në mënyrë të duhur. Kjo është për sa i përket korrupsionit, nuk e di. Çështja e krimeve të luftës është një çështje tjetër”.

Feith ka folur edhe për përshtypjet e tij sa u përket liderëve opozitarë të Kosovës, si Albin Kurti apo Isa Mustafa.

“ Unë kam respekt për udhëheqësit tuaj politikë. Kam pasur më shumë kontakte konstruktive me Isa Mustafën. Zoti Kurti s’ka dashur të fliste me mua. Kështu që nuk kam çfarë të them për të”, ka deklaruar Feith.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close