Publikuar me datën: Thu, Mar 17th, 2011

Fatmir Limaj vullnetarisht shkon në Gjykatë

Prishtinë, 16 mars (E plotësuar)  – Fatmir Limaj ish-ministër i Transportit dhe aktualisht deputet e nënkryetar i PDK-së, për të cilin, siç u raportua sot,  ekziston fletarresti nga hetuesit e EULEX-it, rreth orës 21 e 40 minuta është nisur vullnetarisht nga  shtëpia e tij në Çagllavicë për  në Gjykatën e Qarkut të Prishtinës.
Policia e EULEX-it, siç kishin bërë me dije mediat vendore, të mërkurën kishte një fletëarrest për Fatmir Limajn, nën dyshimin për krime lufte të kryera në fshatin Kleçkë.
Mirëpo, Limaj është vetëdorëzuar dhe sipas burimeve, pritet që t’i  zhvillohet seanca dëgjimore në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë, nën dyshimin për krime lufte kundër popullatës civile dhe kundër të burgosurve gjatë luftës.
Limaj me rastin e nisjes për në Gjykatë ka deklaruar se  gjatë luftës ai me tërë potencialin personal dhe familjar iu përkushtua çlirimit të vendit, ndërsa pas luftës po me tërë fuqinë profesionale e intelektuale punoi për ndërtimin e vendit dhe për këtë ai ndihet shumë krenar.
“Kam thënë edhe më herët se po ti kisha 1 milion jetë nuk do të ndërroja asgjë në jetën time”, tha Limaj.
Limaj ka deklaruar se “e din që është e vështirë për ata që kanë pasur besim tek ai”, por, sipas tij, vendi ndihmohet në këtë mënyrë. Duke iu përgjigjur ftesave të gjyqit, qofshin ato të drejta,apo të padrejta.
Ish ministri i Postë-Telekomunikacionit të Kosovës tha se “për të, vendi është mbi të gjitha” dhe se “shpreson që fjalia askush mbi ligjin të mos keqpërdoret”.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close